Mediat nxjerrin detaje të reja: Ekzekutimi i gazetarit nga grupe shqiptare dhe greke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat greke kanë publikuar të dhëna të reja në lidhje me vrasjen e gazetarit të kronikës, Jorgo Karaivas.

Duke iu referuar burimeve të policisë, ato raportojnë se ai është ekzekutuar nga shqiptarët. Hetuesit grekë kanë bindjen se dy autorët që shfaqen dhe në pamje, kanë ardhur nga Shqipëria për të kryer vrasjen. Janë kontaktuar nga disa grupe krimiminale greke dhe shqiptare që kanë aktivitet në Greqi. Media e vendit fqinj shkruajnë se ata mund të jenë larguar në Shqipëri pas krimit, çka e bën të vështirë identifikimin e tyre.

Policia po i kushton vëmendje ngjashmërive të shumta mes vrasjes së Jorgo Karaivaz dhe ekzekutimit të Manolis Karagiannis, i cili konsiderohej si bosi i mafias greke, i vrarë në qershor 2018. Në dy të ngjarjet autorët kanë ndjekur të njëjtën skemë.

Karagiannis i kishte shpëtuar më herët një tentative për vrasje nga dy shqiptarë në burgun e Koridhalos.

Sa i përket ekzekutimit të gazetarit grek, autoritet janë duke analizuar çdo telefonatë apo mesazh që Karivaz ka marrë, kryesisht ditët e fundit.

Sipas policisë motivet e vrasjes së gazetarit lidhen me investigimet që ai ka kryer gjatë punës së tij.

Mediat shkruajnë se ai ka pasur fakt mbi përfshirjen e zyrtare të policisë në botën e krimit.

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV