Lum kush jeton pas 25 prillit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

 

Me hirin e Zotit, fushata po ecën mirë e po shket si mbi dhjamë. Ajo më së shumti është kuadratuar në kornizën mediatike, larg ulërimave patetike të militantëve. Takimet e liderëve janë të qeta, pa shtrëngime duarsh, përqafime e puthje pasionante. Premtimet po bëhen me tone të zbutura.

Jemi në ditët e fundit të fushatës, përderisa 2/3 e kohës në dispozicion ka kaluar dhe nuk ka mbetur më shumë se një javë nga mbyllja përfundimtare e saj.

Pastaj, drejt e tek kutia e votimit me kartën e identitetit në dorë.

Me hirin e Zotit shqiptarët janë bërë ca më shumë indiferentë ndaj zhvillimeve politike në vend. Dhe duket se kjo nuk i prish punë kurrkujt. Në Itali, fjala vjen, politika sherroset e qeveritë bien pa e mbushur vitin, por kjo s’e pengon këtë shtet në hartë, i kufizuar të jetojë në gadishullin Apenin, të jetë vendi i pestë më i industrializuar i botës. Dhe po qe se edhe industria e gadishullit do të ecte me ritmet e politikës vendase, padyshim që do të ishte andej nga fundi, ose më mirë pas Shqipërisë. Por ata e kanë zgjidhur shumë më përpara se ne këtë çështje. Dhe punët shkojnë vaj. Ndërsa ne si shqiptarë kemi një specifikë tjetër. Por nuk është ky subjekti i temës.

Televizionet na paraqesin një panoramë rozë të aktiviteteve politike që gjithsesi prishen nga ndonjë e shtënë arme që përfundon me vrasje, e që ka të bëjë ose me larje hesapesh ose për motive të dobëta. Epo… “dasmë pa mish nuk ka”, thotë populli. Pandeminë po e vëmë poshtë, paçka se ka fatalitete ende. Por dhe vaksina ka sa të duash. Ruse, kineze, britanike e amerikane. Pra, turlillojesh.

Lexo edhe :  Mbi PD e mbetur dhe mbeturinat e saj

E në këto ditë çlirimi nervash, sidomos dhe pas shtyrjes së afatit të liridaljes me plot dy orë të tjera, jemi në pritje të të mirave që do na vijnë pas 25 prillit. Se qeveria e re është si dhëndurët e rinj, thonë: e papërmbajtshme.

Punët po na shkojë mbarë. Të korrat do t’i kemi po aq të mbara këtë vit. Edhe turizmi pritet të çajë dyert. Do të rritet cilësia e shërbimeve bashkë me… cilësinë e diellit. Do të rriten dhe pagat e pensionet… por edhe taksat, më duket.

Eh… lum e lum, pas 25 prillit, lum kush të rrojë!

Të fundit

Agjenti i Ronaldos i sjell Milanit sulmuesin që vlen 65 mln euro?

Goncalo Ramos është një nga objektivat e Milanit këtë verë. PSG nuk mund ta shesë atë, veçanërisht pasi ata...

Cërrik, vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

Një grua e moshuar ka kërkuar ndihmën e Policisë së Cërrikut, pasi dëshmoi se nusja e saj e dhunonte psikologjikisht. Burime zyrtare bënë sot me...

Fier, 13-vjeçarja përdhunohet nga 3 persona

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier ku një 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga tre persona, një i moshës 30...

Dalin emrat, vettingu nxjerr dy prokurorë përfundimisht nga drejtësia

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur këtë të martë, datë 29 Korrik të shkarkojë nga detyra dy prokurorë, Eranda Lazen e Tiranës dhe...

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i...

Lajme të tjera

Web TV