Rama inspekton punimet, Rruga e Arbrit drejt përfundimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

 

Gjatë fushatës për zgjedhjet e kryetarëve të bashkisë, kryeministri Edi Rama premtoi më 9 qershor 2019 se do të përfundonte Rruga e Arbrit në vitin 2021. Edhe dje në Burrel, Rama u shpreh se Rruga e Arbrit do përfundojë plotësisht në pranverën e vitit 2021. Kreu i qeverisë tha ndër të tjera se ndryshe nga politikanët e tjerë, këtë herë erdhi me këtë lajm të mirë për burrelasit dhe për shqiptarët.

“Përpara se të vinim këtu bëmë një vizitë në kantierin e Rrugës së Arbrit dhe më behet qejfi se ndryshe nga politikanët që kanë ardhur këtu për t’ju kërkuar votat, unë sot ju them dhe jam këtu se rruga e Arbrit po bëhet dhe deri në pranverën e vitit 2021 do bëhet. Me Dionisin, kemi bërë një zgjedhje të duhur për t’ju dhënë një shtysë“, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Facebook, me pamje nga rruga e Arbrit. Ai shkruan se edhe pak ngelen nga koha kur kjo ëndërr 100-vjeçare të bëhet realitet, ndërkohë që në video shihet tuneli i këtij aksi rrugor që ende është në ndërtim e sipër. “Për Dibër nga Rruga e Arbrit. Edhe pak dhe ëndrra 100-vjeçare është realitet”, shkruan Rama.

Të fundit

Dhunuan bashkëmoshataren, nisin hetimet për 4 të miturat! Një 16-vjeçare ende në kërkim

Një ngjarje e rëndë u regjistrua para dy ditësh (6 korrik) në qytetin e Fierit ku disa vajza të...

8 korrik 1960: Incidenti i avionit U-2 dhe spiunazhi i Francis Gary Powers

Ngjarja që Tronditi Luftën e Ftohtë  Më 8 korrik 1960, Francis Gary Powers u akuzua zyrtarisht nga autoritetet sovjetike për spiunazh. Ai ishte në paraburgim...

Mero Baze: SPAK, politikë linçuese ndaj Metës e Veliajt

Gazetari Mero Baze, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me SPAK dhe reformën...

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia dhe 30 për qind për importet nga Bosnje dhe...

Vijon zjarri në malin e Dukatit, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë

Prej më shumë se 24 orë, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë malin Vastak të fshatit Dukat të Vlorës, ku deri tani janë shkrumbuar...

Lajme të tjera

Web TV