“Është siguruar financimi”, Çuçi zbulon projektet e mëdha për Gjirokastrën: Më gjeni një gjë që ka bërë PD-ja për këtë qytet?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokasër dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi, ka zhvilluar takime në lagjet “Granicë” e “11 Janari” të Gjirokastrës.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Çuçi përmendi disa projekte me impakt të madh në qytet, për të cilat është siguruar financim e po punohet.

“Kemi projekte të financuara. Bypassi është një nga ato projektet që i vjen qytetit njëherë në 100 vjet dhe që do ta ridimensionojë trafikun në zonën muzeale. Kemi të financuar parkingun nëntokësor dhe rehabilitimin e sheshit “Çerçiz Topulli”. Kemi të financuar projektin e muzeut të armëve në kala. Sot vetëm muze nuk është ai që kemi, por mbetet si një kazermë. Do bëjmë muzeun e burgut të shtatë penxhereve. Po punojmë ndërkohë për Muzeun Etnografik. Këto do të sjellin turizmin dhe zhvillojnë ekonominë”, tha Çuçi.

Më tej ai tha se Partia Socialiste s’ka të krahasuar me asnjë alternativë tjetër teksa pyeti banorët për ndonjë punë që ka bërë Partia Demokratike në Gjirokastër. Sipas Çuçit qeveritë e kaluara nuk kanë bërë asgjë për qytetin, që në vitin 2013 rrezikonte të dilte edhe nga UNESCO për shkak të rrënimit të Pazarit.

“Ne e nisëm punën pikërisht nga zemra e Gjirokastrës, nga restaurimi i Pazarit. Ne i shohim gjirokastritët dhe gjithë shqiptarët në sy, për të dëgjuar edhe për shumë gjëra që nuk janë bërë. Por njëri-tjetrin nuk e mashtrojmë. Jemi të ndërgjegjshëm për cfarë kemi bërë dhe për shumë punë të tjera që na presin në vazhdim”, tha Çuçi.

Duke folur për legalizimet, Çuçi bëri krahasimin me kohën kur qeveriste PD-ja.
“Në qeverisjen e PD vetëm 21 mijë legalizime ishin bërë. 210 mijë kemi bërë ne sot. Është diferenca e natës me ditën”, tha Çuçi.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV