Ja produktet ushqimore që nuk ia vlen t’i blini as me ulje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kurdoherë që shohim në dyqan produkte me ulje, ne duam t’i blejmë ato. Sidoqoftë, ka disa gjëra që nuk ia vlen të blihen as me ulje. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë se cilat janë këto produkte ushqimore.

1. Djathi i përpunuar

Djathi i përpunuar bëhet nga djathi natyral, por në të shtojnë edhe yndyra të ngopura, një sasi të madhe kripe dhe ngjyrues artificial.

2. Bukë me drithëra

Me pak miell gruri dhe me shumë drithëra, kjo është ajo që na shtyn të blejmë këtë bukë të këndshme estetikisht.  Sidoqoftë buka me drithëra është vetëm e maskuar si e shëndetshme, pasi edhe ai ka në përbërje miell të bardhë.

3. Pure frutash të paketuara për fëmijë

Përbërësi kryesor i pureve është molla. Sa e blini atë të gatshme që mund të ketë produkte të tjera të dëmshme brenda, mund t përgatisni vetë me një blender, informon abcnews.al.

4. Puding ose kos frutash

Raftet me pudingë dhe kos frutash zënë një hapësirë të madhe në frigoriferët e supermarketeve. Ato janë të shijshme, por shumica e tyre kanë sheqer të shtuar dhe konservantë.

5. Fruta të thata të kombinuara

Në pamje të parë duken shumë të shijshme, por nëse i shihni me vëmendje, shumica e produkteve janë të lira dhe janë ëmlbësuar, ndërsa pakoja kushton shtrenjtë, informon abcnews.al.

6. Erëza të bluara

Disa erëza përmbajnë vajra që janë përgjegjëse për aromën. Këto erëza përdoren më mirë menjëherë pas bluarjes. Prandaj nuk ia vlen t’i blini sepse duke qenë të bluara humbasin shijen dhe aromën.

7. Peshku dhe mishi

Një fileto e prerë e çdo peshku gjithmonë do të kushtojë më shumë se një produkt i tërë. E gjitha sepse dikush ka shpenzuar kohën për t’i pastruar, dhe ju duhet të paguani për të. Kur blini një peshk të tërë, do të duhet të punoni pak për ta pastruar dhe prerë atë. E mira është që kjo do t’ju kursejë shumë para dhe do t’ju japë besim se produkti përpunohet dhe gatuhet në kushte të mira sanitare, imformon abcnews.al.

Lexo edhe :  Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbni peshën e tepërt!

8. Oriz për sushi

Orizi i sushit përmban shumë niseshte që e bën atë ngjitës pas zierjes. Sidoqoftë, ju duhet të merrni oriz normal dhe nëse e gatuani siç duhet, do të dalë i njëjtë më atë të sushit.

9. Peshk i konservuar në vaj

Produktet e konservuara janë shumë të preferuara. Sidoqoftë, nëse doni të merrni sasinë maksimale të vitaminave që ka peshku, është më mirë të zgjidhni atë të konservuar në lëngun e vet.

Të fundit

Fushata e 11 majit, gratë dhe vajzat shkodrane presin Ramën me këngë qytetare

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e qarkut të Shkodrës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare...

Ra nga lartësia duke punuar në ndërtim, 62-vjeçari humb jetën në Golem

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Golem, ku raportohet se një 62-vjeçar ka humbur jetën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur teksa 62-vjeçari punonte...

Sinqeriteti i Kryemadhit, rrëfen dy gabimet fatale në karrierën e saj politike

Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se pavarësisht divorcit po bën fushatë për babin e fëmijëve të saj Ilir Metën. “Nuk kërkoj votë për ish bashkëshortin...

Varrimi i Papës, Begaj mbërrin në Vatikan, i bashkohet presidentja Osmani

Presidenti Bajram Begaj dhe bashkëshortja e tij, Amanda Begaj, ka mbërritur në Vatikan këtë të premte, ku po merr pjesë në homazhet për Papa...

I shkarkuar nga KPK para dy vitesh, Apelimi rikthen në detyrë prokurorin Bajram Breçani

Kolegji i Posaçëm të Apelimit vendosi të enjten më 24 prill rikthimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Bajram Breçani, i cili ishte shkarkuar...

Lajme të tjera

Web TV