Rama telefonon ish-ministren: Po çmendet Ilir Meta, mendon mos i shpëton Luli nga zinxhirët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, teksa udhëtonte nga Skrapari drejt Beratit, ka shfrytëzuar kohën në makinë dhe ka bërë një bisedë telefonike me kandidaten për deputete të PS-së në qarkun e Lezhës, Lindita Nikolla.

Gjatë bisedës me të, Rama është ndalur në disa pika më rëndësi, që nga ftesa e bashkëpunimit me Bashën deri tek lajmi që ai kishte bërë botox.

Rama: Alo Lindita si je?

Nikolla: Mirë si jeni ju kryeministër?

Rama: Mirë, mirë ja nuk ka shumë valë rrugës. Si duken punët aty?

Nikolla: Jam në një takim në një fshat të Mirditës, Kulm. Njerëzit arrijnë të dallojnë Edi Ramën, njeriun e punës dhe Lulzim Bashën që shet qiqra çdo ditë e më shumë. Kam parë dhe një fakt tjetër, që më bën përshtypje, gratë janë të motivuara dhe kanë mirëkuptuar thirrjen tuaj. Ndërsa burrat janë më reflektues dhe mendojnë se është një lojë e radhës. Një burrë tha dje; “oj Linditë, ca janë këto duke premtuar. Rama i premton karrige Bashës, do me e rrejt”. Ndërsa e shoqja i tha; “mos or burrë, ai do të bëjë Shqipërinë, do me i kthye faqe Shqipërisë, për ta bërë më te jetueshme dhe më të mirë për ne”.

Rama: Burrave iu shkon mendja direkt tek pazari dhe tek ndarja e karrigeve. Por gratë janë ato që vuajnë më shumë këtë sherrin dhe konfliktin se e kanë në shtëpi, në tv, me kalamajtë. Ti shih ça ndodh me kalamajtë, nga 7-8 vjeç bëhen sikur janë dhe ata të ndarë. Ndërkohë që kjo nuk ka lidhje me komentet

Nikolla: Kjo ndasi është e turpshme. Lavdi Zotit që gratë janë në lartësinë e duhur për të kuptuar gjërat, pasi janë pesha e rëndësishme në familje

Lexo edhe :  "Mos ke qenë në shtrat me bandat? Turp të kesh!"/ Sherr mes Bushatit dhe Zogajt

Rama: Janë në lartësinë e duhur se punojnë çdo ditë. Po atë lajmin rreth botoksit tim e pe? Të pëlqeu?

Nikolla: Po tani çdo dëgjojmë, do na nxjerrin edhe me 6 gishta. Do thonë kanë nga 6. Tani më është kthyer buzëqeshja, dhe ndoshta fytyra më shkëlqen dhe thonë; më është bërë botoks.

Rama: Ja pra këta të botoxit, bëjnë botox sondazhe të Lulit, dhe merrem me histori. Jo e komentojnë; jo diversion, jo provokim. Tani çmendet dhe Ilir Meta dhe mendon se mos i shpëton Luli nga zinxhirët. Se e kanë lidhur Lulin të dy me Saliun e janë në hall. Nëse bëhet ky debat, kjo është për të shpëtuar përtej sherrit, s’ka lidhje me karrige e nevoja. Se PS do të fitojë dhe s’do të jetë nevojtare për sensin e votave. Kjo është ambicia ime, që ta çojmë Shqipërinë përtej sherrit. Unë do jem kryeministër i Shqipërisë për të gjithë. Duhet të ndryshojmë edhe ne atë qasjen, retorikën, këto situata. Kemi rënë pre dhe ne shpesh e kurtheve, retorikeve të tyre, tmerr i madh.

Të fundit

Punimet në Tiranë-Durrës, Rama ndan fotot, tregon kur përfundon

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga punimet që po kryen në autostradën Tiranë-Durrës. Ky aks...

Deficiti i skemës së pensioneve në përmirësim, si po mbahen shpenzimet nën kontroll

Skema e sigurimeve shoqërore ka arkëtuar më shumë, teksa është treguar me e kursyer në shpenzime me 2024, duke ulur në këtë mënyrë boshllëkun...

Thatësira ekstreme, zjarre dhe../ Temperaturat pritet të thyejnë rekordin e nxehtësisë

Ekziston një shans prej 80% që temperaturat globale të thyejnë të paktën një rekord vjetor të nxehtësisë në pesë vitet e ardhshme, duke rritur...

Artan Lame, një shpirt që nuk bënte pa të vërtetën

Nga Fernada Cenko Nuk është e lehtë të shkruash për Artan Lamen. Jo sepse mungojnë fjalët, por sepse ai nuk hyn te ata njerëz që...

Ambasada e SHBA-së “uron thatë” për zgjedhjet e 11 majit

Ndërsa opozita po mbetet dyerve të institucioneve për të gjetur të vërtetën e saj pretenduar për “zgjedhje të manipuluara” Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Lajme të tjera

Web TV