Nga Fernada Cenko
Kryeministri Edi Rama në kohë normale, apo “anormale”, nxjerr “lajm” kur nuk pritet të ketë diçka të tillë. Para dy ditëve, Rama i bëri një ftesë publike kreut të demokratëve Lulzim Bashës për të pasur një bashkëpunim në qeverisje pas zgjedhjeve të 25 prillit, me kusht që të shkëputet nga Meta dhe Berisha.
Basha nuk i dha një përgjigje të drejtpërdrejtë Ramës, por tha se më 25 prill do të fitojë numri 9.
“Në 25 Prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë”, shkruan Lulzim Basha.
Leximet mbi deklaratën e Ramës janë të ndryshme, ndoshta duke u marrë me asgjënë, pasi llogaritë politike secila palë do ti bëjë pasi të numërohet edhe vota e fundit. Një realitet apo diversion politik, mbetet për tu parë, por dy aktorët kryesorë në këtë “ide” Rama dhe Basha kanë lënë pas skene Metën dhe Berishën. Sidomos Meta ka diçka për të humbur në këtë mes, pasi protagonizmi i bie, për aq kohë sa në skenën politike Rama e anetemon ndersa Basha e anashkalon çdo ditë.
Presidenti Meta tha me “qitje të largët” dhe ironi se: “Ftesa e Ramës është shumë e sinqertë, siç ishte ajo e 17 majit”. Me këtë qëndrim Meta sugjeron Bashën që të hapë sytë, por gjithashtu paralajmëroi se nëse bëhen të dy bashkë Rama-Basha, janë lehtësisht në rrëzueshëm. Për ftesën e rrallë që u bë, që dy forca politike me programe të ndryshme në thelb të bashkëqeverisin, flasin për Gazetën “Fjala” analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi dhe Leonard Karaj.