Rama dhe Meta divorc pa kthim, shkak Reforma në Drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Reforma në Drejtësi ka qenë pika ku janë ndarë përfundimisht dy partitë “nënë e bijë”, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Ilir Meta gjithmonë ka shprehur një debulesë të madhe për Reformën në Drejtësi sa herë ka folur për të.

Dhe kryeministri Edi Rama si për tu ndarë përfundimisht nga mundësia për të pasur një koalicion me LSI-në është kthyer pas në kohë, duke treguar për herë të parë episode nga “tavolina e ngjalave” në Lalz, ku presidenti Ilir Meta ka qenë kundër reformës së drejtësisë. Nga Skrapari ku ndodhej edhe me kandidatin Nasip Naço, kryeministri Rama tha se Meta nuk ka dashur ta votojë reformën në drejtësi dhe ky ishte shkak i divorcit përfundimtar mes dy partive.

Duke treguar se si erdhi krisja me Metën, Rama tha se në dëm të reformës nuk mund të bëhej kompromis. Rama theksoi, se Meta i ka thënë se nëse e gjithë flota amerikane do i drejtojë gjylet drejt shtëpisë time, Reforma në Drejtësi nuk do të bëhet. Nga krahu tjetër, Rama nënvizoi se qëllimi i tij ishte i patundur që reforma duhej bërë, ndaj dhe ndodhi prishja e koalicionit dhe ndarja mes tyre.

“Arritëm në pikën që ose Meta do të votonte reformën ose do të prishej koalicioni. Ne nuk bëmë kompromis në dëm të reformës, Meta më ka thënë duke parë detin në Lalëz, e shikon tha, sikur flota e gjashtë amerikane të vij këtu, ti drejtojë tutat tek shtëpia ime, ajo reformë nuk votohet” zbardh Rama takimin e disa viteve më parë në Gjir të Lalzit. Dhe sipas Ramës, Meta duhet ta votonte duke mos u kthyer në problem.

“Unë i thash do e votosh dhe mos shit dëngla lart e poshtë, e mos u hiq sikur je problemi. Ai ku i nxehet gjaku shikon vetëm ushtarë, heronj që ngrihen nga varri”, tha Rama. Kryeministri Edi Rama, ka treguar se kur ndodhi krisja e madhe me Presidentin Ilir Meta.

Mirënjohja për Metën

Kryeministri Edi Rama pavarësisht se e ka thyer “bukën” me Ilir Metën ka treguar nota mirënjohje, duke e nisur mirënjohjen nga njohja e Kanioneve të Skraparit. Madje Rama tha se nuk donte që marrëdhënia e tyre e bashkëpunimit të arrinin në pikën ku do të përplaseshin gjithë kohën në distancë me akuza e kundër akuza.

Dhe për Ramën nuk ka kthim pas. “Ilir Metës i jam falenderus sepse, më ka bërë të njihem me një nga eksperiencat më të bukura që një njeri mund të ketë në të gjithë Shqipërinë me kanionet, po ashtu jam falënderues sepse ka qenë ai qe më ka future, si të thuash, në shtëpitë tuaja. Nuk do të doja kurrë që gjërat mes Ilir Metës dhe familjes së madhe socialiste dhe progresistë të ishin arritur në këtë pikë, në këtë pikë, ku s’ka kthim mbrapa”, tha Rama. Kreu i qeverisë tha se ka qenë Skrapari ai që i dha një dorë Metës me partinë e re jashtë Partisë Socialiste.

“Patjetër që në atë kohë sfida që bëri Meta ishte e madhe dhe në atë sfidë ishte Skrapari fuqia që i dha atij një shtytje shumë të rëndësishëm për të mos e humbur sfidën dhe në atë kohë, bashkë me të, ishte edhe Spartaku në 2005. Ishin dhe shumë të tjerë, më pas. Me ndikimin e Spartakut, miqve të tjerë, por edhe dëshirës për t’i dhënë komunitetit të Skraparit mundësi të re, ne u bashkuam, u bashkuam dhe fituam”, tha Rama. E ndërsa tregon uljet dhe ngritjet e marrëdhënies së tyre, Rama tha Skraparit, Meta i bëri gjëmën kur u bashkua me Sali Berishën.

“Më pas përsëri u ndamë, ishte Skrapari që i tha qëndro dhe vazhdo. Ai bëri të pabëshmen për Skraparin, shkoi dhe u bashkua me Saliun. Shkoi dhe u bashkua me një forcë që me Skraparin s’ka pasur dhe s’do të ketë kurrë asnjë lidhje që krijohet natyrshëm që ka një pjesë të vogël që shkon në anën tjetër”, tha Rama.

Kreu i qeverisë ka vlerësuar edhe paanshmërinë e kandidatit të tij në këtë zonë, Nasip Naço. “Nasipi e di shumë mirë sa vështirë ka qenë. Sa më shumë ne shkonim drejt përfundimit të reformës dhe kur mori trajtën e vet thuajse përfundimtare filloi krisja. Unë jam shumë mirënjohës Nasipit, i cili në asnjë moment nuk refelektoi si ministër Drejtësie krisjen që kishte filluar mes meje dhe Ilir Metës, ose më saktë, në fakt mes Metës dhe Reformës në Drejtësi’, tha Rama.

Të fundit

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Shefi i NATO-s: Trump bëri diçka që askush tjetër nuk guxoi

Pak më parë, gjatë rrugës për në një samit të NATO-s në Holandë, Trump postoi një mesazh që mori nga sekretari i përgjithshëm i...

Lajme të tjera

Web TV