Balla nga Peqini: Votojmë Edi Ramën që të mos kthehemi përsëri tek politika e vjetër e pengmarrësve të këtyre 30 viteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla u shpreh nga Peqini se Partia Socialiste do të vazhdojë të investojë edhe më shumë në mandatin e ardhshëm.

Në një takim me banorët e Peqinit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama me ekipin e PS, Balla u shpreh se qeveria ka arritur vitet e fundit disa politika shumë mbështetëse për bujqësinë.

Ai ftoi qytetarët të votojnë kryeministrin Edi Rama në mënyrë që të shmangin rikthimin tek tek politika e vjetër e pengmarrësve të këtyre 30 viteve

“Unë jam shumë krenar që këto zgjedhje të bashkohemi më shumë se çdo herë tjetër në këto 30 vjet në Peqin për të kthyer vëmendjen shumë herë më të madhe sesa e kemi patur deri më tani në Peqin. Unë dua të garantoj të gjithë banorët e Peqinit nga qyteti tek njësitë administrative: Ne do të vazhdojmë të investojmë edhe më shumë.
Ne kemi arritur në këto 4 vitet e fundit disa politika shumë mbështetëse për bujqësinë sikurse ishte heqja e TVSH-së së imputeve bujqësore, subvencioni i naftës për gjithë bujqësinë, por kjo që ka filluar duhet të vazhdojë dhe ajo që na duhet është mbështetja juaj. Motra dhe vëllezër mos harroni se në vitin 2013 këtu në Peqin, edhe ndihma ekonomike ndahej sipas teserave të partisë.

Edhe punësimet bëheshin sipas teserave të partisë. Ne kemi arritur që mësuesit, infermierët t’i shpëtojmë nga laku i vjetër i politikës.
E që të mos kthehemi përsëri tek politika e vjetër e pengmarrësve të këtyre 30 viteve, na duhet vota historike e Peqinit për Edi Ramën kryeministër. Motra e vëllëzër të Peqinit, ju jam shumë mirënjohës për këtë mbështetje, asnjëherë më parë Peqini nuk ka qenë kaq i bashkuar prandaj mos ta humbim këtë shans, më 25 prill unë u bëj thirrje të votoni për Partinë Socialiste, për Saimir Hasallën, për Edi Ramën.”, përfundoi Balla.

Të fundit

Cila këngë e Dua Lipës tejkaloi një miliard klikime në YouTube?

Hiti i Dua Lipa-s, “Levitating” vazhdon të ngjitet në majat e suksesit. Videoja ka kaluar tashmë shifrën e një...

Shqiptarët, ndër popujt që bëjnë dush më pak se europianët. Ja renditja

Italianët janë populli më i pastër në Europë. Sipas një publikimi të fundit, ka 95% shanse që një qytetar apo qytetare italiane të bëjë...

A do të dërgohen ushtarët gjermanë në Ukrainë?

Debat i pabazë apo realiteti i ardhshëm? Pas samitit të Europianëve me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ku u fol edhe për...

Sacchi skanon kampionatin italian: Ja çfarë parashikoj për 3 skuadra

Arrigo Sacchi analizon sezonin e ri të Serie A, që pritet të fillojë këtë fundjavë: “Lazio nuk ka bërë merkato, Sarri duhet të bëjë...

Shkeli rregullat, bllokohet jet ski me 7 persona në bord në Tushemisht

Shërbimet e Policisë Kufitare të Tushemishtit kapën dhe bllokuan një mjet lundrues me 7 persona në bord, të cilët kishin kaluar vijën liqenore në...

Lajme të tjera

Web TV