Manastirliu: Do të pajisen me certifikatë vaksinimi edhe ata që kanë marrë vaksinën ruse dhe kineze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sqaruar se të gjithë qytetarët që kanë marrë vaksinën ruse dhe kineze, nuk janë të përjashtuar nga marrja e një certifikate vaksinimi, kur OBSH ta vendosë, pavarësisht se ato nuk janë miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave

E ftuar në “Tpo Channel”, Manastirliu u shpreh se nuk ka asnjë vendim të BE për të ndalur certifikatat dhe se nuk do të ketë një diskriminim të vendeve.

“Nuk duhet të jetë ky merak se nuk ka asnjë vendim të KE për të ndaluar certifikatat. BE është duke diskutuar për një pasaportë që do lejojë lëvizjen, janë duke diskutuar mbi disa komponentë. Ende nuk ka asnjë vendimmarrje nga BE për të patur një certifikatë deri tani. OBSH ka thënë kjo certifikatë është e vështirë për t’u prodhuar, por jam e bindur se do arrihet në një rezultat që të mos ketë një diskriminim të vendeve që nuk kanë pasur vaksina dhe të lejohet kalimi se është vërtetuar sëmundja, apo një test negativ”, tha Manastirliu.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme mbërritën në vend 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca, donacion i Republikës së Indisë, pas 4800 dozave që mbërritën të shtunën nëpërmjet mekanizmit “COVAX”. Aktualisht janë rreth 490 mijë vaksina të mbërritura në Shqipëri, ndërsa priten mbi 200 mijë vaksina të tjera në ditët në vijim.

Të fundit

Vlora pushtohet nga turistët, policia merr masa: 4 mln lekë gjobë për muzikën

Policia e Vlorës ka hartuar një plan të posaçëm për për parandalimin e ndotjes akustike në qytetin bregdetar i...

Tronditet Britania, tri adoleshente rrahin për vdekje një burrë 75-vjeçar

Opinioni publik në Britaninë e Madhe është tronditur nga rasti i tri vajzave adoleshente që kanë rrëfyer vrasjen e një burri 75-vjeçar në Londër,...

Të gjithë dalin fitues: si u bënë përsëri të njohura ceremonitë e ndarjes së çmimeve

Shikueshmëria e Tony Awards u rrit me 44% këtë vit, duke reflektuar një rikthim të interesit për një format që shumë e konsideronin në...

Sfida Serbi-Shqipëri, Federata serbe publikon stadiumin ku të luhet ndeshja

Federata serbe e futbollit ka zyrtarizuar vendimin për stadiumin ku do të presë Kombëtaren shqiptare. Do të jetë stadiumi i Beogradit, “Rajko Mitiç”, që...

Lia e majmunit në Shqipëri, si u zbulua 31-vjeçari i prekur

Një 31-vjeçar nga Shqipëria e Mesme është identifikuar si rasti i parë me Linë e Majmunit në vendin tonë. Pas shenjave të shfaqura në...

Lajme të tjera

Web TV