Sondazhi i fundit garanton maxhorancën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Me ligjin e ri të zgjedhjeve ka një për publikimin e sondazheve deri në disa ditë para votimeve. Kështu Instituti Piepoli ka publikuar të dhënat e sondazhit të fundit të zgjedhjeve të 25 prillit. Nga të dhënat e para që janë marrë deri në datën 16 prill, vihet re se pjesëmarrja në votime vijon në trend rënie dhe që parashikohet në shifra 53 -57%. Sondazhi nxjerr të dhëna për të gjitha qarqet por nëse për qarqe si Kukësi, Dibra, Gjirokasta dhe Lezha, të cilat kanë pak mandate, nga të cilta opozita arrin një avantazh prej 2-3 mandatesh, vëmendja kryesore përqëndrohet tek qarqet e mëdha ku është dhe beteja kryesore. Tirana tashmë me 26 mandate nxjerr sërish PS me 49 -53% të votave që mundëson marrjen nga 18-20 mandate, PD dhe Koalicioni I saj arrijnë në 36 -40% që përkthehet në 12 -14 mandate, ndërsa LSI vijon rrudjne me 4 -8% me mundësinë nga 1-3 mandate. Ndërkohë partitë e tjera me mundësi mandate por janë ende larg përqindjes që duhet për të nxjerrë deputet, janë Nisma Thurje dhe Lëvizja për ndryshim i Topallit. Qarku i Durrësit është në betejë të ashpër midis dy partive të mëdha dhe duket se eskludohen mundësitë e partive të tjera, përfshi dhe LSI për mandate. Kështu PS shihet në kuotat e 47 -51% e përkthyer në 6-8 mandate, ndërsa PD 40-44 dhe në kuotën 5-7 mandate. Elbasani ka një rritje të PS në 52-56% dhe tenton nga 9-9 mandate ndërsa PD 37-41% me 4-6 mandate. Përqindje të larta PS ka dhe në qarqet Fier dhe Vlorë ku nga parashikimet e sondazhit në Fier është 8-9 dhe Vlorë 7-8, ndërsa PD tenton respektivisht 5- 6 dhe 3-5. Qarku ku PD mbetet dominante është Shkodra me 49-53% me 5-7 mandate, ndërsa PS me 36-40 % shkon në 3-5 mandate. Në Korcë PS ruan diferencen me 51-55% duke synuar 5-7mandate ndërsa PD 35-39% me 3-5 mandate. Surprizë mbetet Berati ku LSI rrëzikon të dalë pa deputet me 3-7%. Ndërkohë PS 56-60% tenton mandatin e 5. PD me 29-33% tenton 1-3 mandate.

Lexo edhe :  S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Në rang kombëtar PS mbetet e avantazhuar nga kundërshtarët me 48-52% të votave çka projektohet në 69-73 mandate, PD me 39-43% me 56-58 mandate ndërsa LSI 3,5-7,5%. Por në zgjedhjet e kaluara PS me 48 % mori 74 mandate, çka nënkupton se ndarja e mandateve sipas qarqeve dhe që favorizon sibjektin e parë në listë, mund të sjellë një numër tjetër më madh me po të njëjtën përqindje.

Të fundit

Agjencitë britanike zbulojnë identitetin e 18 agjentëve rusë

Nga Luigi Ippolito, Corriere della Sera Të përfshirë në sulme infrastrukturore dhe zbulim online për të ndihmuar ushtrinë ruse, me...

Avioni “Eurofighter” goditet nga zogjtë, momenti i rrallë kapet nga kamerat

Çdo vit, dhjetëra mijëra zogj përplasen me avionë anembanë botës, por jo shumë prej këtyre rasteve kapen nga kamera. Megjithatë, një fotograf spanjoll ka kapur...

Postieri i shpëton goditjes nga rrufeja “për një fije floku”, publikohen pamjet

Një postier në SHBA ishte me fat pasi rrufeja goditi vetëm disa milimetra larg tij gjatë një prej shpërndarjeve rutinë. Incidenti tronditës u kap nga...

Rilindja Urbane 2 në Pogradec: kthim në normalitet apo pranim i anormalitetit?

Nga Shpëtim Luku Rilindja Urbane 2 në Pogradec u konkretizua së fundmi me një aksion të IKMT-së për çlirimin e trotuarit përgjatë shëtitores "Dëshmorët e...

Princ Leka drejt martesës së dytë, çifti planifikojnë ceremoni private!

Vera ka nisur edhe për Princ Lekën dhe familjen e tij. Në rrjetet e tij sociale, ka qenë vetë trashëgimtari i fronit që na...

Lajme të tjera

Web TV