Hipoteza e SuperLigës, si do të ndryshonin përfaqësueset kontinentale në “Euro 2020”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesëmarrja e 12 klubeve në SuperLigë, sipas UEFA-s do të sillte penalizime për të gjithë futbollistët, teksa ata do të përjashtoheshin nga ekipet përfaqësuese përkatëse. Italia, Spanja dhe Anglia, janë ekipet kombëtare do të vuajnë mungesën e shumë lojtarëve kryesorë. Në fakt, u duk se revolucioni pati filluar dhe dukshëm lufta pati plasur. UEFA ishte nga njëra anë, 12 klubet “rebele” nga ana tjetër.

Numri 1 i organizmit që qeveris futbollin kontinental, nuk i kurseu sulmet direkte kundrejt përfaqësuesve themeltarë të turneut të ri, në veçanti kundrejt Andrea Anjellit, dhe më pas ka kërcënuar me mundësinë e futbollistëve të klubeve të SuperLigës, që të përjashtohen nga përfaqësueset përkatëse. E duke ditur se Euro 2020 është shumë pranë, kjo hipotezë mund të çonte në ndryshime radikale të formacioneve të ekipeve përfaqësuese që do të zbresin në fushë për këtë veprimtari.

Kështu, pa rebelët, përfaqësuesja e Italisë do të kishte 12 lojtarë mangët. Pra do të mungojë i gjithë boshti kryesor i skuadrës. Keq do ta kishte punën edhe Luis Enrike, pasi Spanjës do t’i mungojnë 19 lojtarë. Ndërsa Gareth Sauthgejti nuk do të kishte mundësinë të ketë në grumbullim plot 20 lojtarë. Edhe Franca duhet të hiqte dorë nga 15 lojtarë, ndërsa Gjermania do të humbiste vetëm 7 futbollistë. Belgjika, Portugalia dhe Holanda 8.
Janë lojtarë të mëdhenj që do të mungonin në “Euro 2020”, duke filluar nga Ronaldo, Lukaku, ndërsa Mbape do të jetë në Evropian, sepse Paris SG-ja e ka refuzuar ftesën për aderimin në Super Ligë.

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV