Tre variante, kë kryeministër mund të dekretojë presidenti Meta pas zgjedhjeve të 25 prillit? Shpjegimi shterues i Kristaq Kumes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk pritet të jetë aq i thjeshtë emërimi dhe dekretimi i kryeministrit të ri që del nga zgjedhjet e 25 prillit. Me ndryshimet kushtetuese presidenti I republikës nuk dekreton për kryeministër që del nga ajo forcë politike që merr më shumë mandate se forcat e tjera, por ai që del nga ajo parti apo koalicon që arrin të zotërojë 71 mandate ose më shumë. Ish-kryetari i KQZ Kristaq Kume, sqaroi me detaje të gjitha variantet mbrëmë në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24. Ai dha të gjitha opsionet e mundshme që mund të ndodhin për të cilat ka shumë rëndësi aleancat e partive por që ajo që mund të ndodhë si fenomen negative është trafikimi i deputetëve nga njëra forcë politike në tjetrën për të ndihmuar emra të ndryshëm për të qenë kryeministër. Pra, duket se pas betejës së votës më 25 prill, në politikën shqiptare do ketë një betejë tjhetë rmes forcave potlike që nis më 26 prill dhe mbaron më 12 shtator për të arritur numrin 71 të mandateve. Ndiqni sqarimin shterues të ekspertit të zgjedheve Kristaq Kume.

Zoti Kume, kë dekreton presidenti i Republiëks si kryeministër pas zgjedhjeve të 25 prillit mbi bazën e rezulteteve?
E ka të zgjidhur kushtetuta. Ajo shprehet se presidenti i Republikës emëron për kryeministër, pra personin që do drejtojë qeverinë, pra dekreton, kandidatin që i vjen nga partia ose koalicioni që zotëron shumicën e mandateve në kuvend.
Që do të thotë?
Që do të thotë se kushtetuta nuk i referohet rezultatit të zgjedhjeve që ti japë të drejtë partisë ose koalicionit që fiton më shumë mandate. Kushtetuta nuk i shkon këtij. Kushtetuta thotë se çon emrin te presidenti partia ose koalicioni që zotëron shumicën e mandateve në kuvend. Dhe jo partia ose koalicioni që fiton zgjedhjet ose është i pari. Jo. Por që zotëron. Që do të thotë se nga momenti kur shpallet fituesi.
Zoti Kume, marrim një rast hipotetik konkret. Kur PS merr më shumë mandate se forcat e tjkera politike, por nuk ka kaluar 50 për qind të votave, pra nuk ka arritur 71 mandate. Si dekretohet kryeministri?
E marrim nëse PS fiton 68 mandate. PS nuk dërgon dot emër për kryeministë te presidenti për ta dekretuar ai nëse nuk bëhet bashkë me të edhe tre deputetë të tjerë që të bëhen 71.
E dërgon por nuk e dekreton presidenti?
Jo. Nuk ka të drejtë fare. Nuk e dërgon dot emrin.
Domethënë te presidenti shkon vetëm ai emër për kryeministër që ka 71 vota?
Shkon ai që e dërgojnë, demethënë ai grup deputetësh që mund të jenë deputetë të një partie ose koalicioni.
Marrim një rast tjetër hipotetik. Fjala vjen, nëse PS merr 68 mandate dhe plus 3 deputetë të Lëvizja për Ndryshim. A e dërgojnë këta emrin te presidenti?
Po, këta e bëjnë 71 dhe e dërgojën emrin te presidenti. Presidenti e dekreton atë dhe ai I dekretuar nga presidenti si kryemnsuër duhet të vijë në parlament të marrë votëbesimin në parlament.
Por parlamenti aktual është në punë deri në shtator?
Këto veprime fillojnë të bëhen vetëm pas konstituimit të kuvendit të ri. Nuk bëhen përpara këto veprime. Domethënë konstituohet kuvendi më 12 shtator, vetëm atëherë kuvendarët që kanë fituar mandate nga zgjedhjet e 25 prillit duhet të bëhen nëse nuk ka asnjë parti që ka marrë 71 mandate, duhet të bëhën bashkë 71 mandate dhe këta 71 të dërgojnë emrin te presidenti. Dhe pasi presidenti nxjerr dekretin, ky emër vjen në kuvend dhe të marrë mandatin Mund të ndodhë që këta 71 ishin dakord derisa çuan emrin dhe nuk janë më dakord. Ky emër bie.
Prandaj zoti Kume, një focë politike duhet të fitojë patjetër 71 mandat që të quhet e sigurtë që nxjerr kryeministrin që mund ta dekretojë presidenti?
Po.
A ekziston mundësi që presidenti të thërrasë për të dekretuar kryeministrin forcën e parë politike që ka dalë nga zgjedhjet për ta ngarkur që të dekretojë kryeministrin?
Në Kosovë ndodh kështu që presidenti thërret për të dekretuar si kryeminstër nga forca që fiton më shumë mandate në zgjedhje. Në Shqipëri jo.
Marrim një shembull tjetër hipotetik. PS merr 68 mandate por nuk arrin të bashkojë më shumë mandate. Ndërkohë që PD bën 71 mandate bashkë me LSI. Atëherë kë dekreton presidenti?
PD ka të drejtë të dërgojë emrin për kryeministër të presidenti. Sepse kushtetuta thotë që jo partinë e parë që ka fituar më shumë mandate, por që zotëron 71 mandate e më shumë. Që do të thotë që nga dita kur del rezultati përfundimtar dhe dy partitë e mëdha nuk kanë arritur të kenë 71 mandate, këto katër muaj këto punë do bëjnë këta, do bëjnë aleanca dhe do gjejnë vota.
Zoti Kume kur ju shpjegoni kushtetutën në këtë rast e keni fjalën për koalicion parazgjedhor apo?
Jo. Nuk ka lidhje. Vetëmn nga parlamenti që ka dalë nga zgjedhjet.
Marrim një rast tjetër hipotetik. Po nëse PD ka 66 mandate, PS 64 mandate dhe LSI 10 mandate. PD vetëm nuk e dërgon dot emrin. Kë dekreton presidenti?

Lexo edhe :  Deti me Greqinë, Berisha mbron paktin/ Juristi: E do Shqipërinë për ta shitur dhe rrjepur

Presidenti dekreton atë me të cilin shkon LSI. Ku të vejë LSI, ajo arrin.

Të fundit

FOTO/ Berisha i shoqëruar me dhjetëra badigardë në SPAK, kush i paguan?

Janë disa badigardë që kujdesen për sigurinë e Berishës. Ajo që nuk dihet, është se nga kush paguhen ata? Se...

Mbretëria e Bashkuar heton TikTok mbi përdorimin e të dhënave të fëmijëve

TikTok, së bashku me faqen e forumit në internet Reddit dhe sajtin për ndarjen e imazheve Imgur, do të hetohen nga mbikëqyrësi i mbrojtjes...

Njihen lejet e drejtimit të Shqipërisë dhe të Kosovës edhe në Austri

Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ndau lajmin se lejet e drejtimit të Shqipërisë dhe Kosovës të...

Rama mbledh ministrat dhe kryesinë e PS/ Takimi i kryeministrit, në fundjavë në Tiranë

TIRANË- Kryeministrit Edi Rama do të mbledhë në fundjavë (7 dhe 8 mars) në vilën qeveritare në Tiranë ministrat, drejtuesit politikë dhe kryesinë e Partisë...

Pronat e konfiskuara të krimit dhe korrupsionit ,ja sa arrin vlera e tyre vetëm në Tiranë

  Në Tiranë vlera e pronave të konfiskuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për vitet 2022-2024...

Lajme të tjera

Web TV