Veliaj për Piramidën: Do të jetë shkolla më e madhe e Teknologjisë e Informacionit në Ballkan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Piramida e Tiranës po transformohet në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit, që do të mirëpresë mijëra të rinj për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim, me mbështetjen e “Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan” – AADF.

Veliaj është i bindur se kjo qendër, që do të quhet “TUMO”, njësoj si qendrat e ngjashme në Paris apo Berlin, do të jetë më e madhja e këtij lloji në Ballkan.

“Është e paimagjinueshme se çfarë fuqie ka puna! Nga një shtëpi e shtypjes dhe e diktaturës, po kthehet në një shtëpi të lirisë, jo vetëm të kufijve fizikë, por edhe të kufijve digjitalë. Ajo do jetë shkolla më e madhe në Ballkan për Teknologjinë e Informacionit. Për të gjithë ata që bëjnë debate për Teatrin, Teatër Kombëtar kishin majën e Piramidës. Pyetja është, do ecim përpara me gjysmagjela, apo do bëjmë gjëra të fisme, që do ngelen dhe do shënjojnë më të mirën qytetit tone, jo vetëm si arkitekturë, por edhe si ëndrrat tona. Nëse ëndrrat e së ardhmes janë kodimi, robotika, mekatronika, design-i, softëare-t, atëherë duhet të përgatitemi sot. Më vjen mirë që vitin tjetër, që kur Tirana do të jetë edhe “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, do të kemi një qendër digjitale, ndoshta nga më të mirat në Evropë, po e sigurt në Ballkan,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se vetëm me punë ëndrrat e vizatuara për të ardhmen e fëmijëve tanë mund të kthehen në projekte e më tej në realitete, që do transformojnë jetën e tyre.

“Në këtë fazë kemi bërë çmontimin e sajesave të shtuara ndër vite, e pasi ta kthejmë në skeletin original, do të fillojmë me krijimin e klasave të TUMO-s. Vetëm duke qëndruar të fokusuar iu shkojmë punëve deri në fund dhe sikurse është shprehja jonë, s’ka kohë për pushim, ne do rikuperojmë gjithë kohën e humbur për të dalë faqebardhë e kryelartë dhe për t’iu thënë fëmijëve të qytetit, ëndrrën që vizatuam para disa ditësh e kthyem fillimisht në projekt e tani nga projekt në zbatim, për ta hapur si shkollën më të madhe të Republikës, por edhe të Ballkanit për Teknologjinë e Informacionit,” deklaroi Veliaj.

Lexo edhe :  Shqiptarët “të çmendur” pas makinave të luksit, mësoni sa prej tyre qarkullojnë në rrugë

Projekti i rijetësimit të Piramidës parashikon një godinë transparente dhe plot dritë. Gjithashtu, projekti synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit. Programet që do të ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, web design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re.

Të fundit

“Kisha është e plagosur”/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Jini të besueshëm

Në mesazhin e tij në Meshën për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj të dioqezës së Romës, Papa Leo...

Sali Berisha dhe Ilir Meta koalicion?/ Ja përgjigja e Kreut të PD

Kreu demokrat tha se Meta, të cilin e cilëson të burgosur politik, ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e vetë. Ai tha se koalicioni...

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdheut, shkruan Kristina Beanland në të përditshmen britanike “Metro”. Por, hulumtimet...

Helmimi në Gramsh, Stroni: Duhet hetim epidemiologjik

Mjeku infeksionist, Gent Stroni thotë se salmonela e gjendur në ushqimin në një kopsht në Gramsh, ka qenë në sasi të madhe, pasi u...

Kërkoi rinumërim të votave, Alimehmeti: Duhet analizë e brendshme

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV