Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Prokurori: Nuk janë gjetur materiale zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të sqaruar gjithë dinamikën e ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në Elbasan, Policia e Shtetit bashkë me prokurorët e çështjes kanë dalë në një konferencë për shtyp.

Njëri nga prokurorët tha se nuk janë gjetur materiale zgjedhore në makinë pa targa, e cila është ndaluar nga përfaqësues të PD-së.

Sa i përket pyetjes se cilët qëlluan të parët me armë, prokurori tha se kjo është ende sekret sepse cenon hetimin, duke theksuar se vijon sqarimi i të gjitha rrethanave.

Gjithçka nisi kur Mehmet Greca është ndaluar nga mbështetës të PD-së, sapo ata kanë parë se kjo makinë sipas tyre po shpërndante karta ID dhe para. Pretendohet se nga krahu i majtë kanë ardhur mbështetës të Grecës.

Kujtojmë se nga përplasja e mbështetësve të dy partive më të mëdha në vend atë të PD-së dhe PS-së mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

Efektivja e policisë, Xhensila Sota është në spitalin e Traumës bashkë me Emiljan Prengën dhe Pavlo Vuksanin, ndërsa Eltjon Bodinaku ndodhet ende në spitalin e Elbasanit. Sipas informacioneve, të katër janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV