Vrasja e Xhuvanit/ Balla nga Librazhdi: Askush mos të bie pre e provokimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e fshatit Dardhë, në Librazhd.

Balla u ndal tek ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani si dhe u plagosën 4 të tjerë.

Numri dy i PS e cilësoi akt të dënueshëm faktin, që një parti politike “të marrë armët” kundër popullit të tij.

“Kjo në fakt është një përshkallëzim i një dhune të përditshme nga ana e Presidentit të Republikës, por edhe nga ana e gjithë opozitës dhe që Policia dhe Prokuroria duhet të bëjë punën e vet. Thirrja ime është që askush mos të bie pre e provokimeve sepse është e papranueshme që në 2021 të përdoren armët sikurse ka ndodhur me këtë parti 30 vite me radhë. Ngjarja e djeshme nuk ka ndonjë ndryshim nga 21 janari i 2011. Këto janë veprimet e fundit të një përpjekjeje për të shkaktuar rrëmujë por me 25 prill Shqipëria dhe PS do të fitojë zgjedhjet”, tha Balla.

Teksa u ndal tek procesi vaksinimit, Balla tha se në qarkun e Elbasanit deri më tani janë vaksinuar 30 mijë banorë, ose e thënë ndryshe dy herë më shumë krahasuar me Maqedoninë e Veriut.

Më tej kreu i Grupit Parlamentar të PS, përgënjeshtroi akuzat e PD, se në Librazhd nuk është bërë asnjë punë, duke përmendur disa prej investimeve të bëra në këtë qytet nga qeveria Rama.

“Librazhdi ishte një qytet pa shesh, ujin e pijshëm e merrte në Shkumbin. Kanalizimet e ujërave të zeza ishin kthyer në një minë me sahat, që nëse do shpërthenin do ishim pre e një epidemie më të rëndë se Covidi”, tha Balla.

Lexo edhe :  "PS po përgatit blerje votash"/ Demokratët kërkojnë ndihmë nga SPAK: Kemi prova

Në fund të fjalës së tij, Balla tha se Dardha duhet të kuptojë që këto zgjedhje janë për të vendosur se si do të jetë Shqipëria në 10 vitet e ardhshme.

“Këtu nuk ka më diskutim që Partia Socialiste e Shqipërisë do të fitojë zgjedhjet. Diskutimi i vetëm që ka mbetur është se a do të jetë Dardha, Librazhdi në drejtimin e duhur me Edi Ramën në numrin e mbështetjes? Unë besoj se ne i kemi të gjitha mundësitë”, përfundoi numri dy i PS.

Të fundit

India dhe Pakistani në prag të luftës/ Pse ekziston ky rivalitet historik mes dy vendeve

Përshkallëzimi midis Indisë dhe Pakistanit  filloi më 22 prill 2025 me një sulm të dhunshëm terrorist në Pahalgam në Kashmirin...

Krimet zgjedhore, policia jep detajet: Kontroll për 6 persona! Sekuestrohen celularë

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë për shtyp për kontrollet e zhvilluara në Shkodër në kuadër të krimeve zgjedhore. Njoftimi i plote: Punë...

Dom Gjergj Meta uron Papën e ri: Katolikët shqiptarë, besnikë deri në martirizim

Pas shpalljes së Papës së ri, Leoni i XIV, i zgjedhur sot në krye të Kishës Katolike pas vdekjes së Papa Françeskut, ka ardhur...

Bill Gates akuzon Elon Musk për vrasjen e fëmijëve të varfër!

Miliarderi dhe filantropi Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft, ka ngritur tonin e kritikave ndaj administratës Donald Trump për herë të parë që nga janari....

Trump përshëndet Papën e ri amerikan: Urime! Pres me padurim të të takoj

Presidenti Donald Trump e ka mirëpritur Papa Leon XIV në mënyrën e tij të zakonshme – në platformën e tij Truth Social. “Urime Kardinalit Robert...

Lajme të tjera

Web TV