Zgjedhjet, prognozë drejt përmirësimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Ndodhi si zakonisht. Pas incidenteve dhe rrezikut të përshkallëzimit të situatave konfliktuale ndërhyjnë ndërkombëtarët nëpërmjet përfaqësive diplomatike. Thirrje për ulje tonesh dhe shmangie të gjuhës së dhunës. Dhe menjëherë pas kësaj, politika zbutet dhe provokatorët ulin veshët. Ndoshta përjashtim bën presidenti që dhe në konferencën e djeshme vijoi me një gjuhë të ashpër e qartësisht të njëanshëm. Madje për ngjarjen tragjike në Elbasan ku mbeti i vrarë një mbështetës i PS, përfshiu si bashkëfajtorë edhe përfaqësitë e huaja diplomatike. Gjithësesi, diplomatët e bënë të qartë, një demoraci bazohet mbi votën dhe ajo as mund të blihet as të tjetërsohet, po ashtu sic nuk mund të nxitet klima e konfliktit dhe e urrejtjes. Dhe çfarë është më e rëndësishme, shteti drejtohet dhe mbrohet nga institucionet e tij, dhe aspak nga grupe apo struktura paralele me motivim partiak. Nëse kjo mund të ketë qenë një fenomen i së shkuarës, duhet të mbyllet me atë të shkuar. Përderisa Shqipëria synon të ardhmen dhe këto zgjedhje i shërbejnë të ardhmes më të mirë për të gjithë shqiptarët, kjo bëhet me besimin te shteti dhe te institucionet. Ishte kjo përgjigja më e mirë për ata që u munduan të justifikojnë grupet e strukturuara të organizuara nga PD, pavarësisht emrit që i vihet se janë për mbrojtje të votave. Qarkullimi me armë is shndërron në grup paramilitary dhe si strukturë paralele dhe që sfidon shtetin. Pikërisht në këtë klimë, ku ngjarja tragjike në Elbasan e trazoi keq qetësinë e fushatës elektorale, presioni ndërkombëtar duket se ka ulur ndjeshëm turbullirën mendore të politikës që mund të rrëshkiste drejt përplasjes. Në takimet përmbyllëse të ditës së djeshme, liderët e partive, pavarësisht se dhanë imazhin e forcës, ishin të kujdesshëm dhe larg gjuhës që mund të sjellë tension. Imazhi i forcës më tepër duket si kujdes për të mos shfaqur dobësi përballë kundërshtarëve, sesa si qëllim për të nxitur konflikt. Jemi tre ditë paara zgjedhjeve dhe pavarësishteskalimit që ndodhi gjatë kësaj jave, duket se do të shkojmë drejt një dite normale votimi dhe ku palët më tepër se sa do merren me njrëra tjetrën, do fokusohen tek elektorati i tyre për ta nxitur për të votuar. Prognozat duken drejt përmirësimit. Pa konfliktualitet, pa grupe paramilitare, të cilat duhet të jenë nën trysninë e strukturave të shtetit, dhe thjesht rivalitet.

Lexo edhe :  “Keqkuptimi fatkeq i Macron mbi rendin botëror!”

 

Të fundit

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Nga pasioni te profesioni: Zgjidhni programin tuaj të studimeve në UBT

Prof. Dr. Fran Gjoka “Natyra nuk është një vend për të vizituar. Ajo është shtëpia jonë.”— Gary Snyder Kjo thënie sublimon lidhjen tonë të brendshme me...

Pushteti që rritet duke “përpirë” gjithçka rreth vetes

RELDAR DEDA - Shqipëria vazhdon ende të jetë e kërrusur nga pesha e aktiviteteve të rrjeteve të narkotrafikut, nga një qeveri e shkrirë qartazi...

Inter humbet 15 milionë euro dhe “fajin” e ka Kristjan Asllani

Kristjan Asllani nuk është në planet e Christian Chivu për sezonin e ri. Shqiptari nuk e ka bindur trajnerin e ri të zikaltërve, ndaj...

Lajme të tjera

Web TV