Celibashi jep sqarimet e fundit për ditën e votimit dhe paralajmëron: Të gjithë ata që kapen me telefon…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme ka dalë në një konferencë për mediat, kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Ky i fundit sqaroi edhe një herë qytetarët për mënyrën e votimit nesër.

Në fjalën e tij, Celibashi u shpreh se ka tre mënyra votimi, që do të konsiderohen të vlefshme, pasi në të kundërt vota e qytetarëve do të jetë e pavlefshme.

Gjithashtu kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u shpreh se procesi i votimit do të nisë nesër në orën 07:00 në të gjithë Shqipërinë dhe çdo vonesë do të shoqërohet me sanksione të forta.

Deklarata e plotë e Celibashit:

Ka përfunduar shpërndarja e bazës materiale zgjedhore në të gjitha komisionet zonale të administrimit zgjedhor. Nga informacionet që marrim nga KZAZ deri tani, procesi ka shkuar shumë mirë, nuk është evidentuar asnjë lloj parregullsie. Për zgjedhësit do risjell edhe njëherë në vëmendje informacione mbi fletën e votimit. Në këtë ditë të heshtjes zgjedhore, do ketë vend për të përcjell mesazh informues. Në cdo QD, do të votohet vetëm me një fletë votimi, ku janë emrat e partive dhe koalicioneve, si dhe numrat, që iu korrespondojnë kandidatëve. Në disa qarqe, konkurrojnë dhe kandidatë të pavarur.

Me qëllim që vota të jetë e vlefshme, qytetari duhet të votojë me një nga tre mënyrat e bëra publike, votuesi mund të zgjedhë vetëm partinë ose koalicionin me shenjën e X ose + në kuadratin e bardhë; mund të zgjedh partinë ose koalicionin dhe vetëm njërin prej kandidatëve të asaj partie, që ai ka zgjedhur, me shenjën X ose + te kuadrati i numrit të kandidatit; votuesi mund të votojë vetëm për një kandidat, pra të bëjë shënimin vetëm në një prej numrave, që i korrespondon kandidatit që ai parapëlqen, me shenjën X ose + në kuadratin e numrit, pa qenë nevoja të vendosë shenjë te kuadrati i partisë apo koalicionin, që ky kandidat i përket.

Theksoj që në rastin e fundit, vota për kandidatin shkon si votë edhe për partinë politike apo koalicionin. Çdo mënyrë tjetër e votimit ka probabilitet të lartë që të konsiderohet e pavlefshme. Votuesit do të gjejnë informacion të plotë në hyrje të qendrës së votimit, në lidhje me kandidatët dhe numrat e tyre. Ata, që do të kenë dilema, për shkak të memories për numrin, mund ta marrë informacionin mbi atë se kujt kandidati i përket X numër jashtë QV, por edhe pranë zonës së fshehtësisë, do jenë vendosur emrat dhe numrat e kandidatëve.

Lexo edhe :  Shqipëria për herë të parë në Wine Paris 2025: Verërat në skenën ndërkombëtare

Në lidhje me projektin pilot, që do të zhvillohet në Njësinë nr. 10, e rikonfirmoj me siguri të plotë që ky proces, pra procesi me votim elektronik, është 100% i garantuar, fshehtësia e votës dhe integriteti janë 100% të garantuara. Pajisja dhe sistemi janë ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk i shenjojnë radhën dhe kohën e votimit, prandaj ju bëj me dije të gjithë votuesve të kësaj zone që ky proces është ndoshta shumë herë më i sigurt se procesi i votimit me fletën e votimit. Prandaj, të gjithë ata që do duan të shprehin votën e tyre, të votojnë pa asnjë hezitim në këtë zonë, pasi fshehtësia e votës së tyre është e siguruar.

Në lidhje me pajisjet e identifikimit elektronik, tashmë është shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit. Vetëm rreth 100 qendra votimi nuk janë mbuluar akoma me operatorë, në zona mjaft të thella, kryesisht në pjesën veriore, por edhe në jug, por KQZ po punon për këtë. Procesi i votimit në cdo lloj rrethana do duhet të fillojë në orën 07:00 dhe nuk ka asnjë arsye, qoftë edhe të karakterit teknik, për të pritur procesin e votimit. Në të kundërt, do të ketë sanksione të forta ligjore. Por jam besimplotë që nuk do të kemi asnjë problem të këtij lloji.

Të fundit

Avokado jeshile apo të zeza? Ja cila rekomandohet më shumë

Avokado përshkruhet si ushqimi perfekt, por varietetet e tij shkojnë përtej atyre kokrrave plot vlera që gjejmë në treg. Shpesh...

“Më kujtohet hera e parë që hyra në Bashkinë e Tiranës”:Korridori i zhytur në tym duhani

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninë e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet. Rama duke folur edhe për arrestimin e...

Ka nisur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në disa komuna në Kosovë

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka nisur me një ditë vonesë të...

Një tjetër sulmues shqiptar në Spanjë, talenti i ri firmos me klubin e Real Sociedad

Një tjetër talent shqiptar mund të bëjë emër në futbollin spanjoll në të ardhmen. Djaloshi Dion Mehmeti, sapo ka firmosur kontratë me klubin e...

Keni marramendje kur ngriheni në këmbë? Ja çfarë e shkakton dhe kur duhet të shqetësoheni

Keni marramendje kur ngriheni papritmas. Edhe pse kjo gjendje është shumë e zakonshme dhe kryesisht e padëmshme, në disa situata do të ishte mirë...

Lajme të tjera

Web TV