Veliaj nga Selia e PS: Kemi patur një rezultat fantastik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një dalje publike nga Selia e PS, drejtuesi politik për Tiranën Erjon Veliaj konfirmoi trendin e votës në Tiranë, ndërsa u shpreh se në Malësinë e Tiranës, PS ka arritur një fitore historike. Veliaj komentoi gjithashtu edhe deklaratat për përzgjedhjev preferenciale të kutive të votimit.

“Jam shumë i lumtur për ta mbyllur këtë ditë kaq të ngarkuar. Për të gjithë ata që nuk kanë qenë ndonjëherë numërues dua ti sqaroj se ka një rend, sic numërojmë numra numërojmë edhe kutitë. Kush lider politik që për të mbajtur të vetët me gajret qartazi nuk e ka bërë kurrë të vetën as te partia e vet, sepse kutitë nuk zgjidhen. Ajo renditje e numrave dhe kutive në zonën rurale përkon me atë që quhet Malësia e Tiranës. Kemi deklaruar sot fitoren e Dajtit Bërzhitës, Krrabë e Shëngjergj.

Një nga pyetjet që më është bërë shpesh është për cfarë shkon në Krrabë kur janë kaq pak veta, por e jona nuk është marrëdhënie me numra por me njerëz. Besojmë te politika që është aty, cdo ditë me njerëzit. Ndaj kjo lloj politike sot është shpërblyer me 70% në Krrabë. Kemi patur një rezultat fantastik.

Përsëris atë që kam thënë gjithmonë. Jemi në avantazh mezi pres të vijojë numërimi. Nuk ka asnjë arsye që puna e gjumit të kthehet në barceletë edhe pas fushatës. Mezi pres që edhe kolegët e PD të mos e ndërpresin procesin, meqë ka nisur mirë numërimi. Shakaja me gjumin të ketë një limit. Nuk ka kohë për pushim. Duhet të numërojmë që ti kthehemi punës më të fortë e të bashkuar.

Sidomos në komunitete të vogla, nevoja për vëllazëri është edhe më e madhe. Ajo që lipset, detyra juaj si aktivistë, patronazhistë, gjëja e parë që bëni ndërsa ktheheni është një telefonatë kundërshtarëve, për të thënë që jemi vëllezër, dhe të ecim të gjithë bashkë. Unë besoj se e kemi merituar fitoren por obligimin kryesor e kemi si fillim me ata që mendojnë ndryshe nga ne.” u shpreh Veliaj.

Të fundit

Sako: Festivali “Art Explora” në Durrës, manifest i dialogut me botën

Qyteti i Durrësit mirëpret një nga ngjarjet më të veçanta kulturore të vitit, teksa katamarani më i madh në...

“Gruaja më e bukur në botë!”/ Luajti nudo në kinema, më pas shpiku Bluetooth dhe Wi-Fi

Hedy Lamarr, ylli magjepsës i epokës së artë të Hollivudit, nuk ishte vetëm një nga gratë më të bukura të kinemasë, por edhe një...

Presidenti i Shqipërisë shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

Gjatë ceremonisë së posaçme të zhvilluar në Asamblenë Komunale, ku krahas anëtarëve ishin të pranishëm Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, dhe Kreu i Kuvendit...

Prokuroria e Hagës e quan Kosovën ‘Kosova dhe Metohija’, publikohet dokumenti

  Një dokument i publikuar së fundmi ka zbuluar një skandal të rëndë brenda Prokurorisë së Specializuar në Hagë, ku hetuesit i janë referuar Republikës...

‘Rama të gjithë shokët në burg i ka rras!’/ Basha në versionin Charlie Chaplin

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, njëkohësisht edhe i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka postuar serialin e ri me video-dissing për kryeministrin Edi Rama. Por ndryshe nga herët...

Lajme të tjera

Web TV