Puna në platforma Online “Freelancer”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Morena Boja

Ky artikull ka si synim informimin e të rinjve për përdorimin dhe punësimin në platformat online si një mënyrë e mirë punësimi dhe me të ardhura relativisht të larta pasi tregu i punës është global dhe blerësit e shërbimit pothuajse në të gjitha rastet janë nga vende të zhvilluara me aftësi të lartë paguese dhe freelancer-i e shet shërbimin e tij me çmimin e tregtimit të shërbimit në tregun Europian apo edhe më gjërë dhe jo me çmimin qe ky shërbim shitet në Shqipëri.

Zhvillimi teknologjik, dixhitalizimi i komunikimit ka çuar në shfaqjen e modeleve të reja të decentralizuara të punës. Një formë shumë e mirë punësimi janë platformat online të cilat vitet e fundit po fitojnë goxha popullaritet. Këto platforma të pavarura të njohura si “Freelancer”,  përputhin aftësitë e fuqisë punëtore me kërkesën e blerësve por në këtë rast nuk kemi kufizime gjeografike të ofrimit të shërbimit mjafton që kërkuesi dhe ofruesi i shërbimit të jenë të regjistruar në një nga platformat online.

Në platformat online personi që “kontraktohet” për kryerjen e shërbimit zgjidhet nga blerësi në varësi të disa parametrave ku me kryesori është “rating” ose e thënë ndryshe vlerësimi që kanë lënë blerësit e mëparshëm që kanë marrë shërbime prej tij.

Punët e postuara në platformë përfshijnë një gamë të gjerë të shërbimeve si: web, asistencë për aparate celular dhe software, interior dizajn, krijimin e video-ve dhe animacione, social media manager, përkthim, mbështetje administruese, kontabilitet dhe këshillim, shkrim të artikujve të ndryshëm, shërbim ndaj klientit etj.

Sapo një klient poston një punë, hapet një vend pune i krijuar, i cili zakonisht tregon emrin dhe llogarinë e klientit që e kërkon këtë shërbim, përshkrimin e punës, kërkesat dhe afatin e caktuar dhe buxhetin që ai ka në dispozicion. Çdo profesionist i pavarur mund t’i paraqesë klientit një propozim për të bërë ofertën për vendin e punës.

Pasi klienti zgjedh një profesionist të pavarur, puna plotësohet dhe një kontratë shërbimi (referuar si detyrë pune) krijohet ndërmjet tyre. Kjo “kontratë ” pune mbetet aktive derisa të dy palët të bien dakord ta mbyllin atë. Çmimi që klienti paraqet  në ofertën e tij është i ndryshueshëm në varësi të shërbimit të ofruar. Pasi palët komunikojnë dhe bejnë vlerësimin e përbashkët të shërbimit, bien dakord për një çmim final dhe ofruesi i shërbimit i dërgon blerësit ofertën me çmimin final.

Në figurën e mëposhtme tregohet marrëdhënia mes blerësit dhe freelancer-it

Nga njëra anë kemi klientin dhe nga ana tjetër “freelancer”, personi që ofron kryerjen e shërbimit. Hapat në të cilat kalon marrëveshja klient – freelancer tregohen në figurën e mësipërme. Që të krijohet një marrëveshje klienti duhet të bëjë një kërkësë më pas freelancer dorëzon aplikimin, klienti mund të marrë oferta pa limit nga freelancer të ndryshëm për aq kohë sa publikimi i tij qëndron i dukshëm në platformë.

Klienti bën analizimin e ofertave të marra intervista me aplikuesit e më pas kalon në proçesin e rekrutimit dhe krijojnë një marrëveshje ndërmjet tyre, freelancer punon për projektin e marrë duke respektuar afatet kohore të përcaktuara në marrëveshje, dorëzon punën, merr pagesën sepse për aq kohë sa projekti nuk është dorëzuar pagesa është e pezulluar llogaritet si e ardhur e mundshme në llogarinë e shitësit “freelancer” në momentin që klienti mbyll marrëveshjen dhe pranon shërbimin e dërguar atëherë freelancer ka në llogarinë e tij paratë. Më pas secili prej tyre lë një review për bashkëpunimin ndërmjet tyre.

Lexo edhe :  6000 vende të lira pune, mungesa e stafit është "plaga" e turizmit shqiptar

Por vlerësimi që bën klienti për ofruesin e shërbimit është shumë i rëndësishëm. Gjithashtu blerësi i shërbimit ka disa ditë kohë në dispozicion që të ankohet ose të anullojë shërbimin e marrë, sapo skadon koha që ka në dispozicion për ankesa apo shprehjen e papëlqyeshmërisë së shërbimit të marrë shuma e parave kalon automatikisht nga llogaria e shitësit në pltaform tek llogaria bankare ose Pay Pale ofruesit të shërbimit.

Të gjitha platformat freelancer taksojnë si ofruesin e shërbimit ashtu dhe blerësin e shërbimit. Projektet e anulluara nuk përfshihen tek historia e punës. Vlersimet që shfaqen në llogarinë personale të freelancer janë të lëna nga klientë të cilët kanë marrë shërbimin, vlersimi është i shkallës 1-5, sipas elementëve të mëposhtëm.

Qartësi në shpjegimin e shërbimit ⭐⭐⭐⭐⭐

Komunikimi  ⭐⭐⭐⭐⭐

Pagesa ⭐⭐⭐⭐⭐

Profesionalizmi ⭐⭐⭐⭐⭐

Sa e rekomandoni shitësin e shërbimit ⭐⭐⭐⭐⭐

Një vlersim i mirë ndihmon shitësin e shërbimit të zhvillohet dhe të kontaktohet më shumë, pasi platforma i jep gjithmonë përparësi dhe rëndit më lart ato që kanë një vlersim më të lartë “rating”.

Një vlersim i ulët poshte 4.0, ul besueshmërinë e shitësit tek klientët e mundshëm.

Edhe pse platformat online të punësimit janë një alternative e mirë pune për profesioniste të fushave të ndryshme në Shqipëri janë shumë pak të zhvilluara. Ato njihen pak dhe vetëm nga një target grup i vogël.

Artikull ka si synim informimin e të rinjve për përdorimin dhe punësimin në platformat online si një mënyrë e mirë punësimi dhe me të ardhura relativisht të larta pasi tregu i punës është global dhe blerësit e shërbimit pothuajse në të gjitha rastet janë nga vende të zhvilluara me aftësi të lartë paguese dhe freelancer-i e shet shërbimin e tij me çmimin e tregtimit të shërbimit në tregun Europian apo edhe më gjërë dhe jo me çmimin qe ky shërbim shitet në Shqipëri.

Në platformat e punësimit online mund të ofrohen fare mirë dhe shërbime marketingu të cilat në Shqipëri kërkohen apo janë të zhvilluara vetëm në bizneset e mëdha, ndërkohë në botë bizneset e vogla investojnë në marketing-un e rrjeteve sociale dhe këtë shërbim e marrin pikërisht një platformat online. Nëse jeni profesionist në një shërbim të caktuar mund ta ofroni atë fare mirë në platformat online.

Hapja e një llogarie si freelancer është një procedurë shumë e thjeshtë, mjafton një llogari bankare e lidhur me kartë, pay pal account dhe një anglishte në një nivel mesatar dhe ju bëheni pjesë e tregut dixhital të punës.

Në kete menyre rrisni te ardhurat personale, keni kontakte me bleres nga e gjithe bota, perfeksiononi shume mire nje gjuhe te huaj, zhvilloni dhe mesoni praktika multinacionale pune dhe nje kulture pune ndryshe.

 

Të fundit

Salianji ‘hero’ në burg, jashtë gati ta ‘shqyejë’ garda e Berishës

Jakin Marena Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, e vuajti dënimin me një vit heqje lirie në qelitë burgut të Fierit, nën...

Ngjela: Berisha ka hall se Salianji do t’i marrë drejtimin e PD

Prej disa ditësh tashmë vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Lidhur më këtë, avokati Spartak Ngjela në një lidhje skype ditën...

Hipokrizia e opinionistëve dhe lufta për territor! Ligji dhe rrumpalla e preferuar

Nga Vermoshi vijnë imazhe që për disa janë “tronditëse”: fadroma që shembin ndërtime, zëra që ankohen për “dhunën e shtetit” dhe një opozitë që...

A nuk mund të niste ky aksion pasi të përfundonte sezoni veror?

Eduard Zaloshnja Pasi fitoi mandatin e tij të parë kryeministror (më 2013), Rama shpalli programin e rilindjes urbane, që kishte dy komponentë: 1. Rregullimin dhe...

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

Një incident i tensionuar ka ndodhur në Theth, ku një fadromë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ishte angazhuar në prishjen e...

Lajme të tjera

Web TV