Frrok Çupi: Fitorja e PS e pritshme! Mandati i dytë Ramës i shkëlqyer, Basha duhet të dorëhiqej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitorja e PS në zgjedhjet e 25 prillit, për analistin e Fjala.al,  Frrok Çupi nuk ishte befasi, por diçka e parashikuar dhe e parashtruar.

Në studion e “Report TV”, ai u ndal te mandati i dytë i kryeministrit Edi Rama, që e cilësoi si të shkëlqyer, duke përmendur rindërtimin pas tërmetit dhe menaxhimin e skuksesshëm të pandemisë së COVID. Për opozitën, analisti Çupi u shpreh se nuk ishte gati për të marrë pushtetin.

“Fitorja e PS ishte e parashikuar dhe e parashtruar, mandati i dytë i Ramës ishte i shkëlqyer. Kapërcyem pandeminë, që ishte një fatkeqësi botërore, por nuk u trajtua kudo njësoj, Shqipëria u rendit në vendet më të përparuara për vaksinimin dhe shpëtimin e jetëve. Qeveria shqiptare arriti të sigurojë vaksinimin duke shkuar në stadin e vaksinimit ,masiv. Fitorja ishte shumë e pritshme edhe për arsye se opozita nuk ishte gati të merrte pushtetin, Vinte nga një boshllëk parlamentar. U tmerrova kur kuptova që opozita e kishte seriozisht marrjen e pushtetit se jo vetëm dëshmoi se nuk e njohin mirë veten, por ndërkohë kryejnë mëkatin që karikojnë njerëzit deri në ekstazë se do fitojnë. Këto janë të rrezikshme për një shoqëri sepse krijojnë njeriun e ri, njeriun që shpërthen”, tha ai.

I pyetur nëse kreu i PD-së do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje, Çupi tha se ky do të ishte një veprim që do ta kishte bërë çdo lider i një partie normale. Sipas tij, nuk është Basha i vetmi përgjegjës për humbjen e PD në zgjedhje, por një kornizë e tërë në parti, duke shtuar se dorëheqja e Bashës do të vendoste një standard.

“Duhej të kishte dhënë dorëheqjen që në momentin kur Pusteci manifestoi trendin që 28% ishte rritur PS. Që në atë moment një kryetar partie jep dorëheqjen, jo se mban fajin , por sepse vendos standard. Pse duhet ta japi sot? Sepse në PD dorëheqja nuk është standard. Luli ka humbur në 6 zgjedhje dhe nuk ka dhënë dorëheqjen. PD e ka ligj që të mos jepet dorëheqja pas humbjes, Luli argumenton tani që ai nuk do e hapi dorëheqjen. PD i mbyllen portat e demokracisë. Nuk është vetëm Basha përgjegjës për humbjen, PD prej kohësh është në rënie shumë të fortë, unë çuditem si ka edhe kaq shumë votues. Përgjegjës është një lidership i tërë, një kornizë e tërë, mungesë e vizionit, tradita shumë e keqe”, u shpreh ai.

Të fundit

Afera ‘Partizani’/ GJKKO vendos nëser nëse Berisha dhe dhëndri do kalojnë për gjykim

Pas gati 5 muajsh zvarritje, në GJKKO nesër mbahet seanca e radhës paraprake për dosjen e aferës ‘Partizani’. Seanca...

“Skandal në ceremoninë e medaljeve, kampioni i Shqipërisë u quajt tradhtar”

Komiteti Olimpik Shqiptar denoncon sjelljen e Presidentit të Federatës Ruse të Mundjes ndaj mundësit Chermen Valiev, i cili u quajt tradhtar gjatë ceremonisë së...

Gjermania ngre alarmin, Forcat Ajrore trajnohen për skenarin e sulmit rus

Gjermania është e vetëdijshme se nëse Putin del i fituar nga Ukraina, radhën e ka Europa dhe në veçanti Berlini. Për këtë arsye, Forcat...

“Gabimi më i madh i jetës sonë…” Bashkëshortja e Alvaro Moratas rrëfen për ribashkimin

Futbollisti i famshëm, Alvaro Morata, dhe bashkëshortja e tij, Alice Campello, kanë ndarë së fundmi detaje të sinqerta për periudhën e vështirë që kaluan...

Basha: Pa zgjidhur çështjen e pronës, Shqipëria mbetet një ekonomi primitive!

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidati për deputet Rajmond Dervishi, ishin në një takim me inxhinierë dhe banorë të Vorës...

Lajme të tjera

Web TV