Përplasja me armë në ish-Bllok ku u vra Fabiol Gaxha, ja me sa vite burg dënohet Vis Martinaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ervis Martinaj, i akuzuar nga drejtësia si i përfshirë në ngjarjen e ish-Bllokut në vitin 2018, ku u plagosën disa persona dhe mbeti i vdekur Fabiopl Gaxha, dënohet me 3.8 vite burg.

Togat e zeza të Tiranës kanë dhënë vendimin sot për biznesmenin, duke e akuzuar për krijimin e kushteve për vrasje. Në atë ngjarje Vis Martinaj mbeti dhe vet i plagosur, nga një plumb i dalë nga arma e ish-komandos Merviol Bilo.

Çfarë ndodhi dy vite më parë në zonën e Bllokut, mbrëmjen e 4 tetorit 2018?

Pretendimi për një ngacmim ndaj këngëtares së njohur Elvana Gjata do të kthehej në mollë sherri të një ndër ngjarjeve më të bujshme të ndodhura në zonën e Bllokut në Tiranë. Për të sqaruar konfliktin, biznesmeni Ervis Martinaj merr mikun e tij Eljo Hato dhe Fabiol Gaxhën dhe nisen drejt lokalit Monopol në Bllok ku ndodhej Ervin Mata dhe truproja i tij Mervjol Bilo.

Tuproja i Martinajt, Fabiol Gaxha, i cili mbeti dhe i vetmi i vdekur nga ajo ngjarje, përflitej se ishte personi që kishte ngacmuar në rrugë Elvana Gjatën dhe kishte futur në konflikt dy grupet.

Sapo grupi i Martinajt futen në lokal Monopol, Fabiol Gaxha ofendon dhe nis të zihet me komandon Mervjol Bilo. Gjatë sherrit me grushta, Fabiol Gaxha nxjerr armën i pari dhe qëllon në drejtim të Bilos. Ky i fundit falë aftësive të tij si komando ka arritur të shmanget dhe i ka lënë kohë Fabiol Gaxhës të qëllonte vetëm një herë, shkruan newsbomb.al. Mervjol Bilo, kushëri i Elvana Gjatës dhe njëherësh truprojë i Ervin Matës, ka nxjerr armën dhe ka brë tre qitje, një prej të cilave i ka marrë jetën Gaxhës.

Dy plumbat e tjerë kanë përfunduar njëri në qafën e Ervis Martinaj dhe tjetri në trupin e Eljo Hatos, të cilët fatmirësisht mundën të jetonin. Menjëherë të dy grupet shpërndahen, ndërsa Blloku u kthye në një kasaphanë të vërtetë. Policia shpalli në kërkim shumë persona, një pjesë e tyre u arrestuan atë natë e të tjerë ditë më pas. I vetmi person i mbetur në kërkim për këtë ngjarje është komando Mervjol Bilo, i vetmi i akuzuar për vrasje.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV