Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të premteje në Fushë-Krujë. Rama ka monitoruar procesin e rindërtimit në këtë zonë, në kuadër të rindërtimit pas tërmetit të 2019.
“Fushë-Krujë – Gëzim i madh sa herë që vizitoj lagjen ‘Rilindja’, ku shtëpitë individuale dhe apartamentet po marrin formë dita – ditës që vjeshta t’i gjejë gati”, shkruan kryeministri.
Ndërkohë gjatë inspektimit ai përshëndeti disa punëtorë në orarin e punës, ku një prej tyre i thekson se kolegët e tij janë demokrat.
Biseda
Punëtori: Si ka mundësi që të kanë dalë gjithë demokratë
Rama: Si?
Punëtori: Këtu janë të gjithë demokratë, demokratë të çmendur
Rama: Demokratët mbaji se mos na hidhen