Zgjedhjet përfunduan/ Ja kur do të mblidhet për herë të parë Kuvendi me deputetët e sapozgjedhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të martën e javës që vjen, pritet të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë i cili u zgjodh në zgjedhjet e 25 prillit ku fitues doli Partia Socialiste. Në rendin e ditës janë renditur 27 pika kryesore, të cilat do të diskutohen në foltoren e Kuvendit.

Rendi i ditës fillon me një akt normativ për disa ndryshime për buxhetin e vitit 2021, të ndryshuar. Më pas rendi i ditës vijon me aktin normativ për “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publikdhe distributorit të autorizuar ‘Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret’, A.S, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavax, të krijuar nga Sinovac Life Science Co, Ltd., dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”.

Ndërkohë në pikën 6 të rendit të ditës është parashikuar diskutimi për aktin normativ për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë. Ndërsa në pikën 8 do të diskutohet rreth pajisjes së shqiptarëve me pasaportë për jashtë shtetit.

Në pikën 10 të rendit të ditës, do të diskutohet rreth prurjes së vaksinave të Pfizer në vendin tonë. Konkretisht “Për një ndryshim në aktin normativ nr. 1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave, ‘Për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave ANTICOVID-19 në Republikën e Shqipërisë, si dhe përdorimin e tyre në popullatë”, miratuar me ligjin nr. 2/2021’, të ndryshuar”.

Ndërkohë nga pika 15 e rendit të ditës deri në pikën 26 do të diskutohet për dekretet e kthyera në Kuvend nga Presidenti Ilir Meta./Mcntv.al

Të fundit

“Më sjellin kallëzime për blerje votash por nuk ka prova”, Altin Dumani: 5 parti…

56 kallëzime u bënë nga partitë politike për krime të pretenduara zgjedhore njoftoi kreu i SPAK Altin Dumani, por...

Luçiano Boçi: Benet oksfordiani i mat aktorët me litra rolesh dhe kilogramë drame

Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Luçiano Boçi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me statusin që publikoi një ditë më parë kryebashkiaku...

Plagosi me armë zjarri shokun në Borsh, në pranga autori i ngjarjes

Sot, në Borsh, Himarë, rreth orës 02:20, në një lokal shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, dyshohet se është përfshirë në një...

Egnatia kërkon historinë në tentativën numër 5

Egnatia ndodhet vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës së saj europiane. Pas fitores 0- 2 në transfertë ndaj Dinamo Minsk, skuadra nga Rrogozhina...

Nënkryetari i ri i Bashkisë Tiranë është njeriu i Lul Bashës (emri)

10 ditë pasi kryeministri Edi Rama trokiti sërish në Bashkinë e Tiranës, 4 nënkryetarë të bashkisë dhanë dorëheqjet në bllok për të "rifreskuar" këtë...

Lajme të tjera

Web TV