Zyrtare/ Zbulohet shkaku i zjarrit ku humbi jetën Arjan Sala, gjobitet qendra tregtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkëndija elektrike e një neoni në qendër të magazinës është shkaku i zjarrit masiv pranë qendrës tregtare, ku fatkeqësisht 33-vjeçari Arjan Sala humbi jetën duke shpëtuar punëtorët.

Ekspertiza e ekspertëve zjarrfikës thotë se shkëndija elektrike është provokuar nga një neon në garazhin që ishte përshtatur të përdorej si magazinë. Për shkak të afërsisë me materiale lehtësisht të djegshme, zjarri brenda pak minutave ka marrë përmasa të mëdha. Ekspertiza i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, e cila ka marrë edhe një ekspert privat, që pritet të saktësoj nëse kabujt elektrik të garazhit të përshtatur në magazinë kanë qenë ose jo të amortiozuar.

Burime të Report TV konfirmojnë ndërkohë se shërbimet zjarrfikëse kanë gjobitur me 200 mijë lekë të reja administratorët e qendrës tregtare për mungesën e kushteve teknike në ambientet e magazinës. Sipas ligjit, kjo është vlera më e lartë e gjobës që mund të vihet në raste zjarresh.

Në zjarrin e 24 marsit, në katin e nëndheshëm të qendrës tregtare humbi jetën përgjegjësi i sigurisë, Arian Sala, i cili pasi shpëtoi kolegët nuk mundi vetë të dalë nga aty.

Trupi i pajetë i Salës u gjet pas shumë orë kërkimi, në një situatë të pazakontë të temperaturave që shkonin më shumë se 900 gradë.

Për shkak të aktit heroik që 33-vjeçari kreu, Kryeministri Edi Rama i dorëzoi familjes së tij pak ditë pas vdekjes titullin “Dëshmor i Atdheut”. Gjithashtu qeveria shqiptare ka vendosur këtë të hënë t’i akordojë një ndihmë financiare prej 1 milionë lekësh familjes së Arjan Salës.

Të fundit

Qafë-Thanë, shumë radhë dhe pritje të gjata në kufi

Pasditja e së dielës, siç ndodh gjatë gjithë sezonit veror dhe jo vetëm, në pikën kufitare të Qafë-Thanës ka...

Endri Shabani: Lapaj u bë lider koalicioni dhe fitoi vëmendje publike më shumë se unë

Endrit Shabani, i rikthyer nga pushimet, u shfaq sonte në studion e A2 për të dhënë shpjegimet e tij për mandatin e shumëdiskutuar mes...

Gjenerali gjerman: Rusia do të sulmojë Kievin me 2 mijë dronë

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një...

Bllokohen 30 mjete lundruese! 13 shqiptarë dhe të huaj u shpëtuan brenda një jave

Policia ka bllokuar dhjetëra mjete lundruese në zonat bregdetare të cilat kanë shkelur rregullat. Mësohet se në kuadër të operacionit "Siguria Detare" janë kontrolluar...

Çfarë ndodhi sot në Shkodër? Dy shtetas konfliktohen, policia në vendngjarje

Një person ka plagosur me thikë një 33-vjeçar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në sheshin "Prek Cali", për motive të dobëta. Sipas policisë, i plagosuri...

Lajme të tjera

Web TV