Rezistencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Murat Basha

Dëshpërimi është tundim. Tundim për të lëshuar veten, për t’ju dorëzuar lodhjes, rrezikut nga rezistenca apo përplasja, shtysa për të pushuar së luftuari. Por, për të jetuar, do të thotë të dish t’i rezistosh dëshpërimit të shkaktuar nga humbjet apo disfatat. Si në sport, ku edhe më të mirët humbin, apo munden. Por, është i mjerë kush bie në kurthin e depresionit që shkakton humbja. Kush humbet, duhet të përdorë dhe shfrytëzojë humbjen, për të kuptuar si mund të reagohet në të ardhmen, për të ndërruar dhe ndërtuar skemën e veprimit, bazuar në strategji dhe rrugë të reja.

Nëse dorëzohemi humbasim lirinë. Është e lehtë të lëshosh “armët”, mund të duket e kollajtë, por pasojat do të jenë të rënda. Liria është gjëja më me vlerë. Liria është fituar me luftë. Nuk blihet dhe nuk dhurohet nga askush. E fiton vetëm me beteja, vullnet, këmbëngulje, pasion, sakrifica. Mjafton një dhe vetëm një çast dobësie, për të humbur lirinë, ndoshta për shumë kohë. Historia e popujve që nuk ditën t’i kundërvihen fashizmit dhe komunizmit është e gjallë në memorien tonë. Pasojat, që rrodhën nga dobësia për të mos reaguar që në fillim, si dhe çmimi i tmerrshëm për t’u paguar. Lirinë e humbasim edhe me gjërat e vogla, në dukje të parëndësishme, por që janë fondamentale. Sepse në fund nuk janë të tjerët që të bëjnë “sklav”, por je ti njeri, që bëhesh, apo i lejon të të bëjnë “skllav”. Sepse dorëzohesh apo dorëzon “armët” para së keqes. Asnjëherë më fort se në momentete e disfatës apo humbjes, nuk del në pah karakteri njeriut. Kur gjithccka shkon keq, kur biem, kur na hedhin, kur gabojmë. Ja vlen të luftojmë për t’u ringritur, këtu shpërfaqet karakteri dhe forca e individit. Ai i “forti” në karakter thotë; Po mirë humba, por do ngrihem, do përpiqem, do luftoj dhe do fitoj. Sepse unë jam më i fortë se humbja apo fatkeqësia, unë i përballoj fatkëqsit, unë i mund padrejtësitë. Atehëre përse tundohemi të lëshojmë veten, të ulemi, të dorëzojmë “armët”.

Lexo edhe :  Në Kosovë: Qytetari kërkon tjetër qasje, sjellje, politika ofron një tjetër ...

Mos vallë është më e lehtë të dorëzohesh? Mos është lehtësim? Pushim…?

Ndërsa ringritja, reagimi, vazhdimi betejës apo betejave, kërkon të shtrëngosh fort dhëmbët, t’i rezistosh dhimbjes, lodhjes, dëshpërimit, e në fund i rraskapitur të ngrihesh dhe ti mundësh ato. Kjo kërkon sforco, kurajo, guxim dhe shpresë të madhe ke e ardhmja. Mbi gjithshka besim ke ZOTI. Kush thyhet, kush ja mbath, natyrshëm përligj veprimet apo mosveprimet e veta, me sofizma si “Nuk ja vlen të luftosh, për çfarë”? Ndërmjet të fortit dhe të dobëtit, i forti fiton gjithmonë…kjo botë është e padrejtë, e plot arsye të mos arsyes…etj, etj. Përligjjet e tij janë për të maskuar frikën, dyshimet. Dorëzohet ai që ka intelekt inaktiv, dembel, që nuk do përballjen apo ballafaqimin.  Por nuk është aspak e vërtetë se vetën ne kemi vështirësi. Edhe të tjerët kanë vështirësi edhe ata i mundon dyshimi i të qënit keq, i humbjes. Por ata dinë të rezistojnë, të këmbëngulin prandaj fitojnë. Humbja më e madhe është ajo shpirtërore. Të humbasësh shpirtin,do të thotë të humbasësh, nderin, qartësinë, dinjitetin, lirinë. Ne e humbasim shpirtin tonë, kur heqim dorë nga ëndërrat tona, nga idealet, ose nga frika dhe interesi, pangopësia për para e pushtet…???!!!  Sepse në fund, nuk mund të thuash se ke jetuar nëse nuk ke patur një ide, apo kauzë për të cilën mund të jepje dhe jetën. A ka kauzë më të shenjtë se Liria? Prandaj rezistencë ndaj të keqes, sido të shpërfaqet ajo, si virus apo individ delirant.

Të fundit

Kampionati i 25-të i karatesë, Partizani shpallet kampion, Sonja Bajramaj 18 vite sukses

Sot u zhvillua kampionati i 25-të kombëtar i karatesë, aty ku ekipi i Partizanit u shpall kampion kombëtar. Sonja...

Kur identiteti jepet me çmim oferte

Nga Ornela Çuçi Në Shqipëri sot flitet për turizëm më shumë se për çdo sektor tjetër. Jo më kot. Vendi ynë është futur në orbitën...

“Të rrëzojmë muret e ndarjes”, Papa Leoni kritikon lëvizjet politike nacionaliste

Papa Leoni kritikoi fuqizimin e lëvizjeve politike nacionaliste të dielën, duke I cilësuar ato si fatkeqësi. Pa përmendur konkretisht ndonjë vend apo udhëheqës, para...

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit, e kryer në pranverë...

Diplomatët në provim/ Do i nënshtrohen testimit të njohurive, pa dallime

Të gjithë diplomatët do t’i nënshtrohen provimit për të matur njohuritë e tyre.  Një projektligj për Shërbimin e Jashtëm, i depozituar në Kuvend, parashikon...

Lajme të tjera

Web TV