“E kryqëzuan” për anglishten e dobët/ Anxhela Peristeri: Flas 5 gjuhë të huaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision” me këngën “Karma”. Ajo do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë për të kënduar. Në të njëjtën mbrëmje me të do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj.

Ditën e sotme, Anxhela ishte e ftuar në emisionin “E diell”, ku rrëfeu detaje nga performanca në “Eurovision”. Në fillim u tha se këngëtarja do të kishte një performancë speciale me një trupë baleti, por sot ajo ka zbuluar se do të jetë e vetme në skenë.

“Po e zbuloj këtu sepse nuk kam zbuluar asgjë nga performanca, por do jem vetëm, pa trupë baleti. Veshja do të jetë pjesë e performancës, por nuk po e zbuloj ende edhe pse ka 2 muaj që punohet për të”, tregoi ajo.
Ndër të tjera këngëtarja shqiptare tha se ka marrë këshilla nga artistë të tjerë që kanë marrë pjesë më herët në festivalin evropian.

“Me ato që kam folur, më kanë thënë që duhet të shijoj shumë të gjithë rrugëtimin. Nuk ka diçka që duhet dhe nuk duhet bërë, secili ka trurin e vet. Ne çdo vit kemi çaluar në performancë, kështu që unë këtë vit kam vendosur t’i jap shumë rëndësi performancës skenike”, tha Peristeri.

Gjithashtu ajo foli për një intervistë që u komentua gjerë e gjatë, ku Anxhela po përpiqej të shpjegonte se si e kishte përjetuar mbylljen nga pandemia.

“Si ka mundësi që në 30 minuta intervistë, portalet të fokusohen vetëm tek një detaj që unë s’po e kujtoja për momentin dhe ndaj e bëra me atë shenjë. Ne nuk kemi shkuar në Eurovision për të treguar sa mirë dimë të flasim, por sa mirë dimë të këndojmë edhe pse në fakt flas 5 gjuhë të huaja”, sqaroi Anxhela.

Lexo edhe :  Agravon debati mes Laertit dhe Jozit, këngëtari: S’ke karakter! O pis

Më pas ajo shpjegoi deklaratën e saj në një emision grek, ku tha se stërgjyshi i saj e ka pasur prejardhjen nga Greqia.

“Po e sqaroj. Unë jam shqiptare, jam lindur në Shqipëri. Prindërit e mi janë lindur dhe rritur në Shqipëri, por siç e kam thënë gjithnjë, kam një prejardhje nga stërgjyshi nga Greqia, por kjo nuk do të thotë që jam greke”, deklaroi ajo.

Të fundit

Virozat e stinës, mjeku Llajo: Janë 8 tipe gripi në qarkullim

Mjeku Vasil Llajo, duke folur për situatën virale, tha se në qarkullim janë 8 tipe të gripit. Ai tha...

Kot i mbajnë shpresat Saliu dhe të korruptuarit te Amerika, SPAK nuk do të ‘tradhtohet’!

Nga Spartak Ngjela Gjendja në Shqipëri po shkon drejt një progresi moral dhe juridiko-penal të rëndësishëm: SPAK po e zgjeron aktivitetin e tij. Të pandehurit e...

Vijojnë eksportet në tregjet evropiane/ Balluku inspekton pikën e grumbullimit në Lushnjë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha sot se Shqipëria po bën një punë të mirë në eksportimin e prodhimeve drejt tregjeve evropiane. E...

A ishte Richard Grenell, njeriu që afroi Edi Ramën me Sali Berishën?

Në realitet Grenell, është i vetmi nga personazhet e rëndësishme amerikanet që ka hedhur ndonjë fjalë pro Sali Berishës. Ka një “rastësi” në këtë...

Cili do të jetë skenari i protestës nesër? Berisha tenton të tregojë forcën në bulevard

Edhe pse i gjithë fokusi është përqendruar te zgjedhjet e 11 majit, PD duket se vijon me protestat. Sali Berisha do të mbledhë nesër militantët...

Lajme të tjera

Web TV