Basha duhet të largohet, është kthyer në një pasiguri në PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Alfred Lela

Kutitë e zgjedhjeve të 25 prillit prodhuan një mandat të tretë për Ramën, duke siguruar po aq mandate sa në viti 2017. Si e lexoni votën e shqiptarëve?

Ruajtje e status quo-së. Ndërkohe që opozita u rrit, ajo nuk lëvizi nga kuotat e vitit 2013, kur paraardhësi i Bashës, Berisha e kishte lënë pushtetin. Ndërkohë që qeveria u tkurr pak, por jo aq sa për të thënë se kjo tkurrje barazohej me tetë vite qeverisjeje me probleme. Me sa duket në vend të riciklimit të PD, u zgjodh status quo-ja me Ramën.

PD si forca kryesore opozitare ndonëse nuk arriti të merrte pushtetin, pati një rritje të ndjeshme, krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Elektorati “shtesë” i saj erdhi nga fryma e krijuar apo mori votat e saj tradicionale të cilat kishin kaluar nga LSI?

Partia Demokratike nuk u rrit në raport me elektoratin dhe me besimin, por në raport me veten. Madje jo me veten e 2013 kur la pushtetin, por me veten e 2017 kur u përpoq për herë të parë ta merrte atë. Me sigurinë e përqindjeve rënëse të njërës dhe rritëse të tjetrës mund të thuhet se PD ka marrë mbrapsht elektoratin e mërguar të LSI para 4 vitesh.

Brenda PD duket se ka zhvillime të reja, ku një pjesë kërkon dorëheqjen e Bashës, ndërsa lobi i Bashës kërkon qëndrimin e tij në krye të PD-së. Çfarë lëvizje shihni? A duhet të jepte dorëheqje Basha?

Basha duhet të japë dorëheqjen, në një kuptim simbolik edhe për të kompensuar dorëheqjen e munguar të zëvendësuar me ngrirje në vitin 2017. Paradoksalisht ka nga ata që i kërkonin dorëheqje në 2017 dhe i kërkojnë të rrijë tani duke zhvlerësuar edhe zhvendosjen në kohë, por edhe një rregull të pashkruar të tranzicionit sipas të cilit lideri i humbur dy herë tërhiqet. Basha është shndërruar në pasiguri për Partinë Demokratike dhe ai nuk garanton më as evoluimin e brendshëm partiak(refuzon të mbajë përgjegjësi) dhe as atë kombëtar, dështon të jetë siguresa e rrëshqitjes së vendit në erdoganizëm.

Lexo edhe :  PS dhe modeli i saj i përçudnimit të rinisë

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, Rama i ka kërkuar Grupit Parlamentar të tij, nisjen e procedurave për shkarkimin e Metës, me motivacionin e shkeljes së Kushtetutës. Shkarkimi i Metës është kapja e çdo pushtetit nga Rama apo një funksionim me përpikmëri i ligjit dhe Kushtetutës?

Venecia e ka kundërshtuar njëherë shkarkimin e tij. Por ka një dritë të re politike që është kursi përplasës me Ambasadën Amerikane, por edhe thirrjet në dukje antikushtetuese për ‘rrëmbimin e armëve’. Pavarësisht këtyre, qeverisë i duhen 2/3 për të votuar shkarkimin e Presidentit. Të cilat nuk i ka.

Faktori ndërkombëtar u shpreh në njohje të rezultatit, ndërsa u bëri thirrje mazhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë gjerësisht në reformat kryesore. Çfarë parashikoni, Rama do të ndajë pushtet real me Bashën dhe nëse po a bie përfundimisht fryma e opozitarizmit në vend?

Formula e bashkëpunimit është një re e vjetër mbi qiellin politik të Shqipërisë, por pa prodhuar reshje. Rama bën si pa bashkëpunimin apo dhe me të. Mazhorancën e ka të qartë sa kohë nuk ka dosje të manipulimit industrial të zgjedhjeve siç pretendon PD. Në rast të tillë një leshim do të ishin zgjedhjet e parakohshme lokale dhe Presidenca pas një viti.

Të fundit

Bojkot marketeve për çmimet e larta, protesta nis nesër në Shqipëri

Qytetaret ne disa vende te rajonit, kane irganizuar bojkot ndaj marketeve per shkak te cmimeve te larta. Ky fenomen ka...

Nga nëntori rritet pensioni minimal, njihen dhe vitet e punës para ’94 edhe pa dokumente

‘Janë rreth 206 mijë pensionistë që do të përfitojnë 5 mijë lekë të reja nga bonusi i pranverës’, kështu është shprehur eksperti i Ekonomisë...

PD po harton udhëzuesin për “primaret”, Meta synon listën e hapur të Tiranës

Demokratët janë futur në fazën më të rëndësishme të organizimit të zgjedhjeve të 11 Majit, atë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë përmes procesit...

Studiuesit: ChatGPT anon politikisht nga e majta

ChatGPT tregon një njëanshmëri të majtë dhe censuron përmbajtjen që e konsideron “të papranueshme” në një mënyrë të ngjashme me DeepSeek të Kinës. Chatbot-i...

Berisha në Kongresin e CDU-së në Berlin/ Kreu i PD publikon pamje nga takimet me zyrtarët

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar foto nga takimet e tij me zyrtarë evropianë, gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e...

Lajme të tjera

Web TV