Rikthehet Eduard Selami njeriu që dikur konkurroi me Lulzim Bashën për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.
Ish-kreu i PD-së, me anë të një status në rrjetet sociale ka kundërshtuar qëndrimin e mbajtur nga Basha për mos njohjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
“Mosnjohja e zgjedhjeve një akt jo demokratik dhe antishqiptar”, shkruan Selami në një status në rrjetet sociale.
Ky është një reagim i parë i tij në lidhje me zgjedhjet 2021. Ndërsa katër vite më parë ai konkurroi për kryetar të PD-së në vitin 2017 përballë Bashës, por i humbi zgjedhjet brenda partisë.
Ky reagim i tij mund të shihet edhe si një sinjal që ai mund të kërkojë të kandidojë sërish për postin e kreut të PD-së.