E mitura përdhunohet nga shoku i klasës, akti filmohet nga 4 djem që ishin spektatorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë në ishullin grek të Kretës është abuzuar seksualisht nga shoku i klasës, i cili ftoi edhe 4 shokë të tij të ishin spektatorë dhe pasi filmuan skenat intime, nisën kërcënimet që shfryrja e epsheve të djaloshit të vazhdonte sa herë të donte ai, në të kundërt pamjet do bënin kërdinë në rrjet.

Gjithçka nisi me një histori intime. Vajza e mitur besoi në dashuri dhe pranoi të bëjë seks me shokun e klasës, një djalë 13 vjeç nga Iraklio e Kretës, raporton noa.al duke cituar burime nga policia lokale.

Por ndërsa vajza mendonte se po i jepej vetëm atij dhe thjesht për një akt puthjeje dhe ledhatimesh, plani ishte thurur ndryshe.

Në vendin ku po rrinin, ndërkohë po i përgjonin katër djem të tjerë. Ata shikonin dhe filmonin aktin seksual që nxiti shoku i tyre.

Vajza nuk ka pranuar të bëjë seks, por djali ia ka dalë dhe marrëdhënia është realizuar. E gjitha ishte dhe në video të regjistruar me celular.

Pas aktit, nisën telashet e tjera. Djaloshi 13 vjeçar nisi të bëjë presion duke i treguar shoqes që përdhunoi me 4 shokët spektatorë, se kishte filmime që edhe mund të përhapeshin në shkollë dhe në rrjetet sociale.

Policia tha se 13-vjeçari, pasi regjistroi aktin e kërcënoi vajzën se do ta publikonte videon nëse skena mes tyre nuk përsëritej.

Ngjarja u mësua dhe nga vëllai i 13 vjeçares, nxënës në të njëjtën shkollë. Ai informoi prindërit e tyre.

Denoncimi vuri në lëvizje policinë e Kretës e cila ndaloi 5 djemtë adoleshentë. Ata u morën në pyetje mbi këtë histori të shëmtuar dhe po ndiqen në gjendje të lirë.

Të fundit

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Autobusi përplaset me kamionin, mjetet shpërthejnë në flakë, raportohen 7 të vdekur

Një aksident që përfshiu një autobus turistik dhe një kamion pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë. Policia...

Agron Shehaj: “Rama ka frikë nga partitë e reja, 11 maji është datë historike”

Nga Fieri, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij...

VIDEO: Mosha bën të vetën, Berisha bëhet lëmsh me mbiemrin e deputetes italiane

Kryedemokrati Sali Berisha shënoi një tjetër “shkarje goje” gjatë takimit me qytetarë të Kurbinit këtë të premte. Gjatë tentativës për ta falenderuar për mbështetjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV