I vranë gruan para një viti, ekzekutohet biznesmeni i njohur në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipërmarrësi, Dimi Korfiati, i njohur në ishullin Zakynthos, Greqi është vrarë mesditën e sotme. Mediat fqinje shkruajnë se biznesmeni disa muaj më parë i kishte shpëtuar nga një prite të kundër tij, ku i humbi jetën gruaja.

Biznesmeni kishte shkuar në zyrën e kontabilitetit për të diskutuar përfshirjen e tij në një program financimi. Ndërsa ishte brenda, një burrë i panjohur për të u shfaq në oborrin e zyrës dhe filloi të qëllojë drejt zyrës së Korfiatis.

Në këtë moment 54-vjeçari u qëllua për vdekje, ndërsa një nga pronarët e zyrës u plagos lehtë. Ky i fundit u transportua në Spitalin Zakynthos dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e një viti më parë

Qershorin e kaluar, persona të panjohur, që ende edhe sot nuk janë zbuluar qëlluan 54-vjeçarin dhe gruan e tij, duke e i marrë jetën bashkëshortes së tij. Viktima ishte Christina Kloutsinioti, e cila ishte edhe kandidate për këshilltare komunale në zgjedhjet e mëparshme lokale të mbajtura në Greqi.

Deklarata e vëllait të viktimës

“Unë jam vëllai i Dimis, çfarë të të them? Nuk është koha e duhur sepse jam në skenën e sulmit vrasës. Ngjarja tragjike ndodhi disa orë më parë. Vëllai im ishte pranë një qendre tregtare 24-orëshe në Zakynthos, e cila ka shumë dyqane atje dhe është një vend i populluar. Vëllai im hyri në një zyrë kontabiliteti, vrasësit kaluan pranë me një makinë Fiat Panda. Ata ndaluan, qëlluan në derën e zyrës, hynë brenda, e vranë atë, u ngritën dhe u larguan. Kjo ishte e gjitha. Tani tre mbesat e mia do të mbeten jetime nga babai i tyre, pasi nëna e tyre u vra verën e kaluar”, tha vëllai i viktimës.

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV