E rëndë/ Gjendet i pajetë një burrë tek tregu i Milotit

Lajm i Fundit
Lajmi i Fundit Fjala.al

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në Lezhë, ku një person është gjetur i pajetë në në vendin e quajtur ” Tregu i Milotit” .

Policia njofton se është gjetur pa jetë një burrë, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës, ku paraprakisht dyshohet vdekje natyrale .

Lezhë/ Informacion paraprak

Më datë 09.05.2021, rreth orës 06:30, në vendin e quajtur ” Tregu i Milotit” është gjetur në rrugë , pa shenja jetë një shtetas ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo demtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës, ku paraprakisht dyshohet vdekje natyrale .