Holanda: Nuk kemi thënë ‘Jo’! Për negociatat me Shqipërinë do të shohim nëse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtatë vjet pasi mori statusin e vendit kandidat për anëtarësimit në Bashkimin Europian, Shqipëria është një hap larg hapjes së kapitujve të integrimit. Komisioni Europian është i vendosur për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë në muajin qershor dhe është duke punuar për miratimin e kuadrit negociues.

Në një vizitë në Tiranë, komisioneri i zgjerimit Oliver Varheliy deklaroi se ekzistonte mundësia që BE të vazhdonte negociatat përpara vetëm me Shqipërinë, ndërkohë që Maqedonia e Veriut punon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë

Mbajta e konferencës së parë me Shqipërinë do të vinte në fakt një vit pas dritës jeshile për negociatat nga Këshilli i BE-së dhe do të kërkonte edhe njëherë miratimin e të gjitha vendeve anëtare, përfshirë edhe një ndër shtetet me qëndrimin me skeptik ndaj vendin tonë, Holandës.

Por çfarë qëndrimi do të mbajë Holanda dhe a do të kërkojë sërish shtyrjen e bisedimeve me Shqipërinë edhe këtë herë?

Në një përgjigje zyrtare, ambasada holandeze në Tiranë thotë se Amsterdami zyrtar nuk ka marrë ende një vendim për negociatat me Shqipërinë dhe se po pret raportin e Komisionit Europian mbi progresin dhe plotësimin e kushteve nga Shqipëria.

“Një vendim për mbajtjen ose jo të konferencës së parë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të merret nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, sapo të bien dakord për kuadrin negociues”, thotë përfaqësia e shtetit holandez në Tiranë.

Duke komentuar raportet që qarkullojnë në qarqet diplomatike se Holanda ka dalë kundër mbajtjes së kësaj konferencë me vendin tonë, ambasada holandeze i hedh poshtë, duke theksuar se vendimi do të merret nga parlamenti holandez.

Ajo thekson megjithatë, se për mbajtjen e kësaj konference e cila do të bëjë të mundur hapjen de facto të kapitujve, Shqipëria do të duhet të ketë përmbushur kushtet e përcaktuara nga Këshillit Europain në marsit të vitit 2020.

Lexo edhe :  Irani paralajmëroi hakmarrje, rrezja e raketave balistike arrin shumë pranë Shqipërisë

“Holanda do të presë një raport të përditësuar nga Komisioni Europian mbi përparimin e bërë nga Shqipëria për kushtet e vendosura nga Këshilli. Pasi të jetë marrë ky përditësim, qeveria do ta studiojë atë dhe do t’i dërgojë një vlerësim parlamentit holandez”, thekson ambasada holandeze për GazetaSi.al.

Të fundit

Irani, Izraeli apo SHBA: Të gjithë thonë fituam, por në fakt…

James Acton, bashkëdrejtor i programit të politikës bërthamore në Carnegie Endowment për Paqen Ndërkombëtare, tha: “Është e vështirë të...

“Formula 5%” që Nato u kërkon qeverive/ Nga do vijnë paratë, si do shpenzohen?

ÇFARË PRITET TË MIRATOJNË UDHËHEQËSIT E NATO-s? Ata pritet të bien dakord që anëtarët e NATO-s duhet të shpenzojnë 5% të prodhimit të tyre ekonomik -...

Shtyhet gjyqi për vrasjen e Martin Canit, Mario Përlleshaj nuk paraqitet në seancë

Është shtyrë seanca gjyqësore për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Canit. Sot ishte planifikuar mbahej procesi ndaj të miturit, Perlleshaj, pasi do të pyetej dhe do...

Shpallja e pavarësisë nga Kroacia dhe Sllovenia dhe shpërbërja e Jugosllavisë

25 qershor 1991 Më 25 qershor 1991, në një ditë që do të shënonte kthesën më të madhe në historinë moderne të Ballkanit, Kroacia dhe...

Lindja e Mesme/ Si dy fëmijë që rrihen në oborrin e shkollës… pastaj ndërhyn babai!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kanë shkëmbyer batuta, edhe pse ishin duke folur për një çështje...

Lajme të tjera

Web TV