Ndërtohet qendra e re shëndetësore në Kamunah të Cërrikut, Balla: Falenderoj Kuvajtin për mbështetjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Andis Salla dhe deputeti Luan Duzha ka vizituar qendrën e re shëndetësore, që u ndërtua në fshatin Kamunah në Cerrik.

Ky është investimi më i fundit në këtë komunë, për të cilën Balla falënderoi popullin e Kuvajtit për mbështetjen.

“Ajo që kemi bërë këto pak vite është se kemi ndërthurur punën e qeverisë me asistencën dhe mbështetjen e vendeve mike të Shqipërisë. Gjej rastin të shpreh falënderimet më të sinqerta Emirit të Kuvajtit dhe popullit të Kuvajtit për mbështetjen. Shpresoj që me mbështetjen e Emirit të Kuvajtit të vijojmë edhe projekte të tjera në Elbasan”, tha Balla.

Numri dy i PS shtoi se programi i 300 qendrave shëndetësore do të vazhdojë më tej, fillimisht në Lumas, e duke vazhduar tek ajo në Librazhd.

“Ky është një ndërtim që i reziston dukurive të ndryshme natyrore, si zjarrit, lagështirës apo tërmetit. Shpresoj që punë të tjera t’i vazhdojmë sa më shpesh së bashku”, tha Balla.

Ndërtimi i Qendrës së re Shëndetësore në Kamunah ishte një investim emergjent për banorët e këtij fshati dhe tashmë qendra shëndetësore plotëson të gjitha standardet e kërkuara.

Vetëm në pak kohë në Bashkinë e Cerrikut është investuar në 5 Qendra Shëndetësore dhe do të vijojmë me të njëjtin ritëm, derisa të gjithë qytetarët kudo banojnë të marrin shërbim shëndetësor më të njëjtat standarde.

Të fundit

‘Sherr’ në Shtëpinë e Bardhë para Trump, Elon Musk përplaset me Marco Rubion për USAID

Klima nuk është aspak e qetë mes Elon Musk dhe anëtarëve të kabinetit të Donald Trump. Këmbëngulja për shkurtimin e personelit...

SHBA, qeveria anulon 400 milionë dollarë për Universitetin e Kolumbias

Administrata e Presidentit Donald Trump ka anuluar fondet dhe kontratat me vlerë totale prej 400 milionë dollarësh për Universitetin e Kolumbias në Nju Jork,...

‘O patronazhist, o legen, o qen’/ Rama batuta me ‘petalen e trëndafilit socialist’

Edjon Maliqi, një prej të rinjve që tërhoqi vëmendje në rrjet me fjalimin e tij në Kuvendin Rimor të PS ishte i ftuar në...

Kanada/ Të shtëna me armë zjarri, të paktën 12 të plagosur në Toronto

ë paktën 12 persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Toronto. Sipas autoriteteve autori i dyshuar i ngjarjes ishte maskuar me kapuç...

Të rinjtë në diasporë lindin më shumë, arsyet pse çiftet në Shqipëri bëjnë të kundërtën

Të rinjtë shqiptarë në emigracion lindin më shumë fëmijë se bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri. Rritja vit pas viti e kostove për familjet e...

Lajme të tjera

Web TV