Qeveria e re/ Rama darkë pune me ministrat: Emrat e rinj që do të vijnë dhe ministritë që preken

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një darkë pune me të gjithë ministrat e qeverisë së tij në vilën qeveritare të Dajtit. Në fokusin e bisedimeve ka qenë analiza e punës së qeverisë, por edhe ajo çfarë pritet të ndodhë pas zgjedhjeve parlamentare, që është riformatimi i qeverisë.

Sipas Top News, mësohet se është bërë një bilanc për punët e realizuara deri tani dhe ato që nuk kanë mundur të përfundojnë, ndërsa i ka paralajmëruar se në qeverinë e 4-vjeçarit të ardhshëm do të ketë mjaft ndryshime.

Sakaq performanca e tyre e deritanishme do të luajë një rol kyç për përzgjedhjen ose jo të tyre për të mbajtur një post ministror.

Duket se ndryshimet fillestare do të bëhen në Ministrinë e Punëve të Brendshme, atë të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, për të cilat do të përzgjedhë t’i drejtojnë deputetë të zgjedhur me më shumë vota preferenciale dhe që kreu i socialistëve ka më shumë besim.

Ndër të tjera Rama ka paralajmëruar se do të ketë edhe emërime ministrash që nuk kanë qenë kandidatë për deputetë apo nuk kanë lidhje me bazën e Partisë Socialiste.

Partia Socialiste fitoi e vetme 74 mandate dhe se kjo i krijon asaj mundësinë që të krijojë qeverinë. Ndërsa programi i ri i qeverisë pritet të jetë objekt takimeve të Ramës me ekipin e PS-së dhe të ministrave.

Në shtator pritet që të formohet edhe qeveria e re, ku pas konstituimit të Parlamentit të ri pritet të formohet edhe qeveria e re.

Të fundit

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Lajme të tjera

Web TV