“I shkrova mesazh Edi Ramës”/ Mësuesja 36-vjeçare rrëfen dramën e jetës: Burri më shpërndau foto intime tek nxënësit dhe drejtoresha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua nga veriu i Shqipërisë ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme me një bashkëshort xheloz i cili shkatërroi totalisht familjen e tyre.

Pas një dhunë të tmerrshme që ai ushtronte herë pas here mbi të, bëri që ajo të ndahej dhe të kërkonte shpesh herë urdhër mbrojtje. Edhe pas divorcit ai e ka përndjekur duke ia bërë jetën ferr.

Duke u gjendur në një rast të pa shpresë ku nuk mund ta ndihmonte askush, madje as policia nuk merrte parasysh kërkesat e saj, mësuesja i shkruan një mesazh kryeministrit Edi Rama ku i tregon situatën ku ndodhej dhe pas atij mesazhi gjërat ndryshuan për mirë. U hap një proces gjyqësor për të, u dënua me 3 vite burg, por Gjykata e Apelit i uli dënimin, duke vuajtur vetëm 1 vit e 6 muaj burg, në 5 Dhjetor të 2019 ai u fut me burg.

39-vjeçarja në programin “Historia ime” ne Tv Klan: Në 26 Nëntor kishte ditëlindjen djali dhe marr vesh nga miqtë e mi që janë hapur disa adresa Facebook-u me disa imazhe të mija ku vetëm bashkëshorti im i kishte ato foto. Shkruhej që kjo është një nënë e pandershme, si mund t’i lihej fëmija kësaj, vëllait tim i thoshte shiko si e ke motrën. Kishte dhe montazhe, i ishin shpërndarë nxënësve të mi, drejtoreshave të mija.

Bashkëshorti im duhet të vuante dënimin që në Prill të 2019, ka marrë formë të prerë nga Gjykata e Apelit, nëpër institucione nuk ishte shpërndarë ky vendim, as në polici dhe ai vazhdonte i lirë. Kur kam shkuar në polici, kam shkuar edhe me letrën e vendimit që ai duhet të ishte në burg.

Sipas gruas ky u bë dhe shkaku i burgosjes së tij, i cili e vuajti dënimin vetëm 1 vit dhe tani gëzon sërish liri të plotë. Ai prapë vazhdon me përndjekjen dhe mesazhe të ndryshme që i dërgon vëllait të saj duke i thënë fjalë jo fort të mira. Madje 39-vjeçarja është e shqetësuar se prindërit e tij shkojnë tek kopshti i djalit pa i marrë lejë dhe i flasin keq për të. Gruaja nuk dëshiron që djali i saj 4-vjeçar të influencohet nga fjalët e këqija që ata i thonë dhe t’i përmbahen takimeve që ia ka vendosur gjykata.

Të fundit

Shkodër, mjeti përplaset me një motor, plagoset 16- vjeçari

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dal nga rruga, duke...

Skandali me fondet e BE, ministri grek dhe 3 zv/ministrat japin dorëheqjen

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë pasditen e së premtes dorëheqjen pas skandalit me fondet e keqmenaxhuara të BE...

Theth, 33 vjeçari bën “shoshë” makinën! Policia niset me urgjencë

Një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda është parandaluar nga efektivët e Krimeve të Rënda në Shkodër. Bëhet fjalë...

Paketa e re rinore: Pagesë për 600 persona, kontratë pune për 250 më të mirët

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë konkrete...

Dekada e kredive: ndërtojmë, blejmë, udhëtojmë me lekët që nuk i kemi

Shqiptarët po trokasin më shpesh në dyert e bankave këtë vit për kredi. Muajin e shkuar ata morën 34.4 miliardë lekë hua nga 33.5...

Lajme të tjera

Web TV