“S’ka Zot”! Incident i rëndë gjatë faljes së namazit, një person hyn në sheshin “Skënderbej” dhe tenton… (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Sheshin “Skënderbej”, gjatë faljes së Fiter Bajramit nga besimtarët myslimanë.

Raportohet se ai ka tentuar që të futet në mes të turmës së besimtarëve gjatë ceremoninë, duke bërë edhe thirrje të tipit si: ‘S’ka Zot, duhet me ik nga kjo jetë’.

Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët, ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë së shtetit, të cilat e kanë prangosur.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe një përfaqësues nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, duke thënë se ai nuk është një prej besimtarëve, ndërsa aktin ekstrem tentoi ta merrte nën kushte të renda psikike.

“Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazhit të kësaj feste. Problemeve mendore të një personi apo kushteve në të cilat ai ndodhet. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, tha ai.

Të fundit

Kryebashkiakët e PD ankohen tek ndërkombëtarët/ Kryeministri ka rrëmbyer pushtetin tonë!

Edhe pse iu përgjigjën pozitivisht dhe ishin të pranishëm në mbledhjen 7-orëshe të kryeministrit Rama të premten në Durrës,...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 22 vatra në 24 orët e fundit, pesë ende aktive

Në 24 orët e fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, sipas një përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes. Pesë nga këto vatra janë ende aktive, teksa...

A dëshiron Dua Lipa të ketë fëmijë me Callum Turner? Rrëfehet këngëtarja

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka ndarë për herë të parë mendimet e saj mbi amësinë dhe planet për të krijuar familje me...

Aksioni në Theth/ Tabaku: Pas detit, shqiptarëve tani duan ti marrin edhe malet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me situatën në Theth dhe efektet e...

Prishja e ndërtimeve në Theth, Avokatja e Popullit: Nuk është ankuar askush deri tani

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka deklaruar se institucioni që ajo drejton ende nuk ka marrë asnjë ankim nga ana e qytetarëve në lidhje...

Lajme të tjera

Web TV