Rama “shuplakë” policisë: Shkon për një copë mur në fshat por nuk kontrollon ndërtimet buzë detit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama duke folur për aktivitete të paligjshme tha se ndërtimet pa leje rrisin koston e përbashkët. Ai tha se çdo krim ndaj territorit është i pabarabartë me të tjerët dhe se policia duhet të jetë në gatishmëri. Përfshirjen e policisë në kontrollin e ndërtimeve pa leje, kryeministri Edi Rama e argumentoi se zotërimin e kapaciteteve. Rama mori shembull rastet kur polici shkon deri në fund të botës për një çati apo mur të ndërtuar pa leje, por nuk ka zellin të shkojë te ndërtimet në buzë të rrugës në zonat bregdetare.

“Me ndërhyrjet e fundit në kodin penal në ligjin për disiplinimin e ndërtimev edhe nga ana tetër kërkohet një paketë e re aktesh nënligjore. Të gjitha ëprgjegjësitë dhe ndërveprimet të jenë të qartë për të gjithë. Është e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë këtu në rradhë të parë se çdo ndërtim pa leje sot rrit në mënyrë të ndjeshme kostot e përbashkëta nesër.

Duke cënuar pronën publike apo private duke cënuar planet e zhvillimit buxhetin e shtetit pasi vetiu kthehet në një çështje sociale apo financiare si rezultat i inertësisë së një procesi legalizimesh që përndryshe ska për të përfunduar kurrë në rast se nuk vihet pika fund.

Kemi ndërtimet me leje që bëhet vatra abuzive ku mbi lejen e dhënë ndërtohen volume të tjera dhe krijohen deformime të mëdha me kosto për komunitetin zhvillimin dhe për të ardhmen. Që policia e shtetit e ka kapacitetin ta kontrollojë në çdo centimetër territorin këtë e tregon 1 fakt i thjeshtë.

Kur vjen pun për një murë një çati në fund të botës në zona rurale gjendet polici që shkon atje dhe që i kërkon llogari një fshatari. Për abuzime në zona turistike në buzë të rrugës që nga velipoja deri në sarandë atëherë çuditërisht nuk gjendet i njëjti polic i zellshëm. Vendosim kontroll absolut në territor.

Lexo edhe :  Parlamenti i ri/ KQZ certifikon 59 nga 140 deputetët e rinj, të enjten seanca e fundit

Paketë aktesh rregullatore mbi të cilat duhet të funksionojë kjo fazë e re ku sikurse e tha dhe ministri i brendshëm çdo krim ndaj territorit duhet të jetë për policinë i barasvlefshëm me çdo aspekt të saj që nga krimi korrupsioni te trafiku i lëndëve narkotike. E pamundur të vazhdojë të tolerohet një situatë e tillë”, tha Rama.

 

Të fundit

Rama ultimatum bankave të nivelit të dytë/ Interesi i kredive do jetë deri në 2 përqind

Kryeministri Rama ka dhënë një mesazh dhe për bankat e nivelit të dytë lidhur me kredinë për bujqësinë. Ai...

Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët e huaj bërthamorë

Irani e pezulloi përkohësisht bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA). Presidenti Masoud Pezeshkian e nënshkroi legjislacionin përkatës, raportoi të mërkurën agjencia e lajmeve...

“Do pezullojmë totalisht AKU”/ Paralajmëron Rama: Më shumë bën dëm se sa rregullon

Në fjalën e tij në mbylljen e ditës së parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Kryeministri Edi Rama kërkoi që të nxirret...

Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do armëpushim 60-ditor dhe jo të përhershëm?

Në luftën e gjatë të Gazës, ky është një moment i rëndësishëm. Për palestinezët e enklavës, për pengjet izraelite dhe familjet e tyre, ky...

Helikopteri i ushtrisë së Ugandës shpërthen në flakë në aeroportin somalez

Një helikopter ushtarak i Ugandës u rrëzua dhe u përfshi nga flakët në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e Somalisë, duke vrarë pesë persona në...

Lajme të tjera

Web TV