Shpërthimi i gazit shkatërron dy shtëpi në Britani, humb jetën një fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shpërthim zjarri në Lancashire të Britanisë së Madhe ka shkatërruar thuajse tërësish dy shtëpi, duke lënë të vdekur në vend një fëmijë, e plagosur katër të tjerë.

Mediat britanike shkruajnë se zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, e pas disa orësh, kanë mundur të shuajnë flakët.

Autoritetet janë duke hetuar shkakun e shpërthimit, ndërsa policia, ka vendosur shirita sigurie në të gjithë perimetrin e zonës së shkatërruar, si dhe ka evokuar banorët e tjerë.

“Aktualisht jemi duke hetuar shkaqet e shpërthimit. Të gjitha indiciet të dërgojnë se ajo është shkaktuar nga derdhja e shpërthimi i gazit. Konfirmojmë se një fëmijë ka vdekur, katër të tjerë janë plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë”, u shpreh një prej zjarrfikësve.

Ndërsa, një dëshmitar tha:

“Dëgjuam sirena, zhurmë të madhe, nuk po dinim ç’po ndodhte. Për rastin mësuam nëpërmjet rrjeteve sociale”.

Të fundit

Këmbimi valutor, 3 maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.3 lekë dhe do të shitet...

Rama mandat të katërt për Europë?/ BE i kujton se integrimi varet nga zgjedhjet

Ambasadori i Bashkimit Europian nw Shqipwri, Silvio Gonzato, paralajmëroi se procesi zgjedhor i 11 majit është testi real për Shqipërinë. Ambasadori tha se BE...

Kosovë/ Sot tentativa e 10-të për konstituimin e Kuvendit

Në Kosovë sot vijon tentativa e dhjetë për konstituimin e Kuvendit. Seanca pritet të nis në orën 10:00. Të gjitha seancat e tjera kanë dështuar...

E shtunë me diell dhe temperatura të larta/ Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të shtunë do të jetë nën ndikimin e një moti të qëndrueshëm. Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak gjatë orëve të para të ditës do të...

Lajme të tjera

Web TV