“Kur të çoj foto kali, dil…”/ Mesazhi që futi në kurth Endri Mustafën, e veja tregon si ia mashtruan burrin që mbeti i vrarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një foto me kalë duket se ishte kodi që nxorri jashtë shtëpisë Endri Musfatën, për të mos u kthyer më kurrë tek familja e tij, pasi do të ekzekutohej në dalje të Shkodrës.

Bashkëshortja e tij, në një prononcim për median, ka zbuluar edhe skemën sesi adoleshenti i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasje, kishte shkuar në shtëpinë e tyre dhe kishte biseduar gjatë ditës.

Bashkëshortja e viktimës tregon se 15-vjeçari i arrestuar nga policia në lidhje me vrasjen, “i ka thënë burrit që ‘nuk po të shkruaj mesazhe, por dije që kur të dërgoj një fotografi të një kali dil jashtë’. Nje djale 15 vjeç te shprehet ashtu se di, dikush eshte pas tij sepse nuk kemi patur konflikt as me të”.

Gruaja nuk di të thotë për temën e bisedave që mund të jetë bërë, por tregon se i kishte thënë që të mos merrej me adoleshentin e identifikuar si Ergys.M.

“Ishte fëmijë nuk ia vura veshin dhe i thashë mos u merr me të sepse e dinim se me çfarë merrej. Më tha se po shkonte me djalin.

Gruaja thotë se Endri ka dalë nga shtëpia pa armë dhe pasi e kishte të besuar, ndaj pistoleta e gjetur në vendngjarje mbetet mister.

“Adoleshenti që në tetor të 2020 nuk kishte ardhur. Na ka ardhur ditën e Bajramit. Endri ka dalë nga shtëpia vetëm me një jelek pa armë. E kam përcjellë unë tek dera e më tha po vij e nuk vonoj 10 minuta deri në Livade. Ky ka dalë me dikë që i ka besuar sepse ai nuk dilte me njerëz që nuk besonte. Burri im as kur vinte kush në derë të shtëpisë nuk ia hapte derën pa e njohur.”  /Gazeta Shqip

Të fundit

Brad Pitt në zi, ndahet nga jeta nëna e tij 84-vjeçare

Aktori i njohur i Hollivudit, Brad Pitt, është tronditur nga një lajm i hidhur në familje. Nëna e tij,...

Kushton gjysmë milioni, por u shit menjëherë/ BMW Speedtop mahnit botën

Në maj, BMW “tronditi” botën e veturave me prezantimin e modelit të bukur Speedtop, dhe çdo kopje e planifikuar për prodhim është rezervuar prej...

Veçori e re në WhatsApp: Dërgoni mesazhe edhe te ata që nuk e kanë aplikacionin

WhatsApp po zhvillon një veçori të re të quajtur Guest Chats, e cila do t’u lejojë përdoruesve të kësaj platforme të korrespondojnë me një...

Partizani rikthen trajnerin serb në kampionatin shqiptar

Mladen Milinkovic është trajneri i ri i Partizani. Pasi mbylli aventurën e tij në Malin e Zi me Buducnost Podgorica, tekniku serb ka vendosur...

Zjarr në Finiq, Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit në terren

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ekipet zjarrfikëse, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe ndërhyrja nga ajri, po punojnë për...

Lajme të tjera

Web TV