Reperi i famshëm konfirmon lidhjen me Rihannën: Është dashuria e jetës time

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A$AP Rocky ka konfirmuar më në fund romancën me Rihanna-n. Reperi 32 vjeçar ka folur hapur për herë të parë për marrëdhënien me këngëtaren gjatë një interviste për “GQ”, pavarësisht se ata kanë qenë të lidhur që nga viti i kaluar. Reperi e cilësoi divën e muzikës si “dashuria e jetës dhe zonja e tij”.

Kur u pyet se si ndihet në marrëdhënien me këngëtaren, ai tha: “Shumë më mirë. Shumë më mirë kur bëhet fjalë për të duhurën. Mendoj se kur e di, e di. Ajo është e duhura.” Ai gjithashti foli dhe për dëshirën për të krijuar një familje. “Unë mendoj se do të isha një baba i mrekullueshëm, jashtëzakonisht i mrekullueshëm.”

Rihanna dhe A$AP Rocky njihen që prej vitit 2012 por lidhja e tyre u bë romantike kohët e fundit. Spekulimet se ata mund të ishin bashkë filluan në janar të vitit që lamë pas kur Rihanna u nda nga i dashuri, Hassan Jameel pas tre vitesh lidhje.

Rocky më parë ka qenë i lidhur me Kendall Jenner, Chanel Iman, Iggy Azalea dhe Teyana Taylor. Ndërsa Rihanna është shoqëruar me Drake, Chris Brown dhe Leonardo DiCaprio.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV