Vonesa për dozat e Sinovac/ Bino: Shtyrja e dozës së dytë nuk shkakton problem për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino ka sqaruar situatën e krijuar me mungesat e dozave të vaksinës kineze, Sinovac. Bino u shpreh dozat e vaksinës kineze nuk anë mbaruar, por janë të pamjaftueshme për të kryer vaksinimin e të gjithë qytetarëve që kanë marrë tashmë dozën e parë.

Sipas Binos, strategjia e ndjekur është vaksinimi i sa më shumë qytetarëve me dozën e parë, duke theksuar se shtyrja e marrjes së dozës së dytë, jo vetëm që nuk përbën problem për qytetarët, por rrit edhe antitrupat.

“Deri më tani në vend janë kryer më tepër se 680 mijë vaksinime, me 4 llojet e vaksinave. Sa i përket dozave të vaksinave kineze, ka një sasi më të pakët momentalisht që nuk mjaftojnë për të kryer vaksinimin e të gjithë qytetarëve që kanë marrë vaksinën kineze.

Dozat e radhës priten brenda fundjavës sipas kalendarit të publikuar dhe do të nisë me ritme më të shpejta vaksinimi me dozat e para dhe po ashtu do të nisë edhe vaksinimi me dozat e dyta. Minimalja për ta marrë dozën e dytë të vaksinës kineze është një muaj, nuk duhet marrë më parë dhe ka një tolerancë në ditë, pra nuk është problem nëse merret edhe më mbrapa”, tha Bino për “Report Tv”.

Bino shtoi po ashtu se dozat e tjera të Sinovac prite të vijnë brenda fundjavës, duke i bërë thirrje personave që presin të marrin dozën e dytë të kontaktojnë me mjekun e familjes, në mënyrë që të mos presin para qendrave të vaksinimit.

“Procesi i vaksinimit po ecën mjaft mirë janë rreth 20% e popullatës e vaksinuar me dozën e parë. Jemi akoma larg objektivit, por për një kohë të shkurtër kemi arritur gati 20% të popullatës me dozën e parë.

Lexo edhe :  Paketa e Maleve/ Hyn në fuqi udhëzimi për identifikimin dhe shpalljen e zonave prioritare

Me të dyja dozat, përqindja po i afrohet 10%. Kemi një përdorim mjaft të mirë të vaksinave, për vaksinë kineze, nuk është se nuk ka doza vaksine. Kemi vaksinë që është planifikuar për dozat e dyta, por duke qenë që ritmi i vaksinimit me dozat e para, pra synimi ynë ka qenë të vaksinojmë sa më shumë me doza të para, ka një mangësi me dozat e dyta. Por kjo nuk ka problem, shtyrja nuk është problem për qytetarët dhe shumë shpejt presim të vijën dozat e tjera që janë porositur prej kohësh. Nuk ka asnjë problem nëse doza e dytë e vaksinës shtyhet.

Sipas disa studimeve, është vënë re që shtyrja e vaksinimit nuk përbën problem, por rrit edhe antitrupat. Ne synojmë t’i vaksinojmë qytetarët plotësisht, por strategjia është të vaksinojmë sa më shumë me dozat e para. Qytetarët të lidhen me mjekët e familjes në mënyrë që të mos sorollaten dhe procesi të shkojë siç ka shkuar deri më tani”, theksoi ajo.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV