Agron Shehaj sfidon Bashën, shpall kandidaturën për kryetarin e ri të PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agron Shehaj ka vendosur të kandidojë për kryetar të Partisë demokratike. Ai e bëri të ditur vendimin përmes një statusi në Facebook.

Statusi i plotë

“Shqipëria ka sot nevojë për opozitë të fortë, parimore dhe frymëzuese. Shqipëria ka sot nevojë për Partinë Demokratike!

Ne demokratët do ta kapërcejmë gjendjen e vështirë ku jemi dhe do ngrihemi më të fortë se më parë. Përballë autokracisë, korrupsionit dhe paaftësisë së qeverisë, ne do të ndërtojmë alternativën e lirisë, ndershmërisë dhe aftësisë.
Për këtë duhen energji të reja, vizion i ri, drejtim i ri.

Me ketë bindje, kam vendosur të kandidoj për kryetar të Partisë sime. Konkurimin nuk e shoh si garë për një post, por si një përpjekje të përbashkët me të gjithë demokratët që dëshirojnë që partia jonë të jetë partia e anëtarëve: një parti e vërtetë demokratike, moderne dhe e hapur.

Unë besoj se çdo njeri duhet të luftojë duke dalë në shesh për atë që beson. Unë besoj se shërimi nga humbja vjen nga veprimi dhe jo nga apatia e ankimit për padrejtësitë, që sigurisht kanë ndodhur. Unë besoj se përparimi vjen përmes ndryshimit dhe jo ripërsëritjes së të njëjtave gabime.

Dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ju që më keni besuar e nxitur të marr përgjegjësinë e garës. Unë kam hyrë në politikë për të punuar për njerëzit, jo për t’u pasuruar dhe nuk do ju zhgënjej”, shkruan Shehaj.

Të fundit

KAS rrëzon PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar me shumicë votash kërkesat e Partisë Demokraitke, Aleanca për Shqipërinë Madhështore,...

Stuhia paralizon fluturimet në Hungari/ Aeroporti i Budapestit mbyllet përkohësisht

Aeroporti Ndërkombëtar i Budapestit ka pezulluar përkohësisht operacionet për shkak të dëmeve të pësuara gjatë një stuhie të fortë që goditi sot vendin, pasi...

“Shita 300 dele, mora borxh!” Flet pensionistja që përplasi Ramën me prokurorinë

Lene Prroni raportohet të jetë pronarja e kabinave të vendosura në zemrën turistike të Thethit, të cilat këtë të hënë kanë përplasur keq kryeministrin...

7 laureatë të Çmimit Nobel i bëjnë thirrje Francës të taksojë miliarderët

Shtatë ekonomistë, fitues të Çmimit Nobel në Ekonomi, po bëjnë thirrje për zbatimin e një takse minimale mbi shumë të pasur në Francë, bazuar...

Vetëm 1 vit në detyrë/ Kush është prokurorja e Shkodrës që Rama e sulmi sot

Elsa Gjeli është prokurorja e Shkodrës që është kritikuar publikisht këtë të hënë nga kryeministri Edi Rama, pasi sipas pretendimeve të këtij të fundit,...

Lajme të tjera

Web TV