Shkëndija elektrike shkrumbon shtëpinë në Berat

Një shkëndijë elektrike ka përfunduar me djegien e një banese të komunitetit rom në Berat. Nga rënia e zjarrit është djegur totalisht banesa e Petrit Brahimajt.

E gjithë banesa bashkë me orenditë dhe gjithçka kishte brenda është shkrumbuar, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësja ku po bën të mundur fikjen e flakëve.