1 mln injektime deri në qershor/ Mbi 4 mijë vaksinime sot, më shumë se 716 mijë nga fillimi i fushatës

Ka shkuar në më shumë se 717 mijë numri i vaksinimeve të kryera në vend kundër pandemisë së koronavirusit.

Nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë bërë 716, 616 vaksina anti-COVID, pasi në 24 orët e fundit janë injektuar 4,170 doza.

Synimi është që brenda muajit qershor të injektohen 1 milionë doza, ndërsa deri më tani ka përfunduar procesi për bluzat e bardha, efektivët e Policisë së Shtetit, mësuesëve dhe pedagogoëve etj.