Covid-19 në Shqipëri/ Ministria publikon shifrat: Rritet numri i viktimave, ulet numri i të shtruarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria vazhdon të regjistrojë një numër të ulët të jetëve të humbura dhe rasteve të reja me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit ku në vendin tonë janë shënuar 33 raste të reja dhe dy viktima nga koronavirusi.

Të ndjerit janë një qytetar nga Korça, dhe një qytetar nga Shkodra, të moshave 56-80 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2512 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 33 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
14 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Berat, Pogradec, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Vau i Dejës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 131 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,732 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 56-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Lexo edhe :  “Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”/ Vizita e tij në Shkup bëri jehonë

Statistika (23 Maj 2021)

Raste të reja ditore 33

Të shëruar në 24 orë 131
Të shtruar në spitale 57
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2,512

Testime totale 698,250
Raste pozitive 132,209
Raste të shëruara 128,732
Raste Aktive 1,033
Humbje jete 2,444
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 575
Korçë 114
Shkodër 86
Vlorë 55
Elbasan 42
Berat 41
Lezhë 35
Gjirokastër 35
Fier 23
Kukës 14
Durrës 12
Dibër 1

Të fundit

Ndërron jetë legjenda e wrestling, Hulk Hogan

Hulk Hogan, një nga emrat më të mëdhenj në historinë e “wrestling” dhe një hero fëmijërie për shumë njerëz...

Dinamo fiton me përmbysje, një hap drejt kualifikimit

Dinamo, pas 15 vitesh mungesë në Europë, triumfoi me rezultatin 2-1 në transfertën e Andorrës, ndaj Atletic D’Escaldes. Vendasit kaluan të parët në avantazh...

Kush është “Messi i Greqisë” që po transferohet në Gjermani për 18 mln euro?

Sipas gazetës gjermane Bild, Stuttgart po transferon 22-vjeçarin Giannis Konstantelias nga PAOK. Ai quhet "Messi grek" dhe për të klubi gjerman ka ofruar 18 mln euro...

Risia në aeroporte! Parfumet, pijet alkoolike dhe lëngjet lejohen në bagazhin e dorës

Parfumet, pijet alkoolike dhe shishet do të lejohen përsëri në çanta dhe mini-valixhe, ato që na shoqërojnë deri në sedilje, duke përfunduar në bagazhet...

Nuk ka më dilema! Nesër vizitat mjekësore, Arsenali blen sulmuesin e madh

Viktor Gyokeres pritet që nesër të kryejë testet mjekësore tek Arsenal, ku do të transferohet për 73,5 mln euro. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi tashmë...

Lajme të tjera

Web TV