A është Basha i korruptuar? Flet Agron Shehaj: Kryetari duhet të largohet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj ka dalë në një konferencë për shtyp pas konfirmimit të kandidaturës nga kryesia e PD. Ai thotë se PD duhet të ndryshojë sot që të mos humbasë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Kandidimi im sështë një përpjekje për të marrë një post por fillimi i ndryshimit të PD. Pd duhet të ndryshojë sot që të jetë e mundur të ndryshojë shqipërinë nesër.

Nuk do zgjidhet vetëm kryetari i ri por do të vendosin nëse duan të fitojnë ose humbasin prapë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Shehaj.

Shehaj theksoi se kryetari i PD-së duhet të ketë vetëm një mundësi, nëse humbet zgjedhjet, ai duhet të largohet.

“Për ta mundur regjimin e tij ka nevojë për një udhëheqës krejt të ndryshëm nga ai. Të pakorruptuar. Partia jonë ka nevojë për një reformë të thellë dhe të menjëhershme. Të qënurit kryetar i PD nuk duhet të jetë vetëm priviligj, por edhe përgjegjësi. Në statut kryetari duhet të ketë vetëm një mundësi të japë dorëheqjen nëse dështon”, tha Shehaj.

A do bashkëqeverisni ?

Nëse unë do të zgjidhem kryetar i PD në asnjë mënyrë nuk do të ketë bashkëqeverisje me PS

A është Basha lider i korruptuar?

JO. Përballë Ramës duhet një njeri ndryshe nga Edi Rama.

Të fundit

800 mijë trupa në Gjermani, Europa bëhet gati për betejë me Rusinë

Mes paralajmërimeve për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë, Gjermania do të presë një nga stërvitjet ushtarake...

Nga 12 në 5 mln euro, ylli i Anglisë pranon ulje page për të veshur fanellën e Juventusit

Pas Jonathan David, Jadon Sancho duket se do jetë ylli i radhës që do të transferohet te Juventus. "Tuttosport" raporton se Juventus ka arritur...

“Unë doja letërsinë. Partia më çoi në thertore. Aty kuptova se…”

Flutura Açka, deri vonë deputete e PD, ka bërë një rrëfim për Euronews. Ajo është një grua që e filloi karrierën larg pasionit të...

Veliaj postim nga qelia: Këto 10 vite Tirana është kthyer në zemrën e ekonomisë”

Erion Veliaj ka bërë një bilanc të arritjeve të dekadës së fundit në Tiranë, duke vënë theksin te përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës dhe...

Zjarr masiv në kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, ndërsa flakët janë përhapur në Peqin dhe në...

Lajme të tjera

Web TV