“Defender Europe 21” bashkon në shesh Ramën dhe Metën 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

 

Stërvitja ushtarake “Defender Europe 21” është zhvilluar dje në Sheshin “Nënë Tereza” e hapur për qytetarët e Tiranës. Ceremonitë dhe demonstrimet e trupave amerikane dhe shqiptare u zhvilluan në shesh ku ishin vendosur edhe një numër trupash amerikane dhe shqiptare dhe pajisje të llojeve të ndryshme, helikopterë dhe automjete të rënda. Në ceremoni morën pjesë autoritetet më të larta të shtetit shqiptar dhe ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim. Mësohet se ambasadorja Kim kishte kërkuar që në ceremoninë të ftoheshin Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Basha nuk mori pjesë në këtë ceremoni, ndërsa presidenti Meta ishte i pranishëm dhe mbajti një fjalë përshëndetëse. Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, tha se Stërvitja “Defender Europe 21” dhe kjo Ditë e Hapur janë një rast i shkëlqyer që të shihet nga të gjithë bashkëpunimi i ngushtë shqiptaro-amerikan, i cili është krijuar në shumë dekada më parë dhe po forcohet më tej sot dhe për të ardhmen. “SHBA ka një mike të vërtetë dhe të guximshme tek Shqipëria, ka tek ajo aleaten më të fortë dhe më të vërtetë. Defender 21 hap një perspektivë të madhe e të rëndësishme për bashkëpunimin shqiptaro-amerikan. SHBA është përherë përkrah Shqipërisë në qëllimet e saj për liri, pavarësi dhe demokraci. Ne jemi bashkë krah për krah – sot, nesër dhe gjithmonë”, tha ambasadorja Kim.

Rama

Në ceremonisë e Ditës së Hapur të Defender 21 në Tiranë kryeministri Edi Rama vlerësoi lart aftësitë dhe angazhimin e trupave shqiptare dhe amerikane për plotësimin e detyrave të mbrojtjes dhe sigurisë. “Besimi që SHBA-të kanë treguar në vazhdimësi vijim tek ky partneritet dhe tek kjo aleancë e madhe strategjike me Shqipërinë e vogël kulmon me këtë stërvitje ushtarake, ‘Defender Europe 21’, e cila jo rastësisht është stërvitja më e madhe, me përfshirjen më domethënëse që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e rajonit tone”, tha Rama. Kryeministri ju ka shprehur mirënjohje të gjithë ushtarakëve që janë të përfshirë në këtë stërvitje. “Është një nder i veçantë dhe një privilegj për mua që sot në emër të qeverisë së Republikës së Shqipërisë t’iu shpreh mirënjohjen të gjithë ushtarakëve të përfshirë në këtë stërvitje kaq domethënëse për nga përmasat dhe për nga mesazhi i saj. Njëkohësisht dëshiroj që përveç dhe përtej mirënjohjes për të gjithë djemtë dhe vajzat, burrat e gratë nën uniformë që janë përfshirë në këtë stërvitje dhe që në të njëjtën kohë përbëjnë dhe garancinë dhe sigurinë e përditshme për shqiptarët dhe për Shqipërinë me përkushtimin dhe sakrificat e tyre t’iu shpreh mirënjohjen edhe familjeve të tyre”, tha Rama. Kryeministri ka falënderuar të gjithë ushtarakët e përfshirë në këtë stërvitje nga SHBA-të dhe nga të gjitha vendet e tjera. “Dua t’i bëj një falënderim të posaçëm përfaqësueses së qeverisë së SHBA-ve në Shqipëri, ambasadores Yuri Kim e cila me përkushtimin e saj mbresëlënës i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy shteteve duke u përfshirë në vetë të parë në mbështetjen e kërkesave dhe të nevojave të vendit tonë qoftë në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes, qoftë të kapaciteteve tona të drejtësisë”, deklaroi kryeministri.

Lexo edhe :  Ja 6 provat që “groposin” Sali Berishën në SPAK

Meta

Presidenti Meta falenderoi SHBA-të për ndihmesën dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën e saj atlantiste, si dhe për faktin që zgjodhën Shqipërinë si vend pritës, për zhvillimin e kësaj stërvitje tepër të rëndësishme. “Si vend anëtar i NATO-s, ne ndjehemi të vlerësuar për këtë fakt. NATO është aleanca më e madhe e lirisë dhe besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj saj është unanime, ashtu sikundër edhe vokacioni ynë europian. Shkëmbimi i eksperiencës nga Forcat tona të Armatosura dhe trupave Amerikane do i shërbejë rritjes së aftësive të trupave tona. Ne kemi shpalosur mikpritjen dhe besnikërinë tonë tradicionale. Kjo stërvitje do të vijojë të jetë e suksesshme. Shpreh falënderimet për kontributin e SHBA-ve dhe vendeve të tjera aleate, që zgjodhën vendin tonë si vendi pritës. Si vend anëtarë i NATO-s jemi krenarë”, tha Meta. Presidenti tha se NATO është aleancë e madhe, për popullin shqiptar. “Në përfundim dua të përgëzoj Forcat tona të Armatosura, për profesionalizmin e treguar, e kanë shërbyer me gatishmëri, për t’u përgjigjur situatave dhe detyrave që burojnë nga Kushtetuta, por edhe aleanca jonë e NATO-s, faleminderit”, tha Meta. “Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake në rajonin Ballkanit që nga Lufta e Dytë Botërore, më e rëndësishmja në kuadër të NATO-s, që po zhvillohet në 7 baza të ndryshme ushtarake në Shqipëri. Në këtë stërvitje marrin pjesë më shumë se 28 mijë trupa nga 26 shtete. Shqipëria ka rol kryesor në këtë stërvitje si vend mikpritës dhe stërvitor, duke vënë në dispozicion disa baza ushtarake ajrore, detare dhe tokësore.

Të fundit

Zbardhet vendimi/ 530 kredi me zero interes për punonjësit e administratës

Do të jenë 530 punonjës të administratës publike që do të trajtohen me kredi të lehtësuar me interes 0% për blerje...

Guardiola nxit Fodenin: Të rinovojë përjetësisht me Mançester Sitin

Pep Guardiola i ka kërkuar Fill Fodenit që të bëhet një lojtar i një klubi te Mançester Siti, duke ndjekur Erling Halandin në angazhimin...

Deri më 15 maj ndalohet në Durrës qarkullimi i automjeteve të transportit të përzier

Nga data 15 janar deri më 15 maj 2025, në disa nga rrugët kryesore të qytetit të Durrësit do të ndalohet qarkullimi i automjeteve...

Kompleksi i banimit në pushtetin e flakëve/ Si të mbroni shtëpinë me SIGAL

Zjarret janë një nga rreziqet më të mëdha që mund të përballoni në shtëpi. Përveç dëmeve materiale, ato mund të rrezikojnë edhe jetën e...

Trump bllokon ndihmat ndërkombëtare për 90 ditë: Do kontrollohen të gjitha!

Mes urdhrave ekzekutivë që Donald Trump firmosi me të marrë detyrën, ishte dhe ai që parashikonte pezullimin e të gjitha programeve të ndihmës ndërkombëtare...

Lajme të tjera

Web TV