Lukashenko “rrëmbeu” avionin/ Flet CEO i komanisë Ryanair, ja kush ishte në bord

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendet perëndimore akuzojnë Bjellorusinë për pirateri dhe kërkojnë mënyra për t’iu përgjigjur lëvizjes provokuese të regjimit Lukashenko, i cili devijoi fluturimin e avionit Ryanair nga Athina në Vilnius, duke e detyruar të ulet në Minsk. Ky veprim u bë për të arrestuar gazetarin Roman Protasevich.

Çështja do të dominojë bisedimet në samitin e sotëm europian, por mënyrat për t’u përgjigjur janë të kufizuara. Brukseli dhe Uashingtoni kanë vendosur tashmë një seri sanksionesh ekonomike mbi Minsk që nga viti i kaluar për shtypjen e tij brutale të protestave anti-Lukashenko.

Këto sanksione nuk ndikuan në sjelljen e Aleksandër Lukeshankos, aleat i ngushtë i Moskës. Zyrtarët nga regjimi bjellorus janë të ndaluar të udhëtojnë dhe të bëjnë biznes në Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara. Një masë tjetër që diskutohet është anashkalimi i hapësirës ajrore të Bjellorusisë në fluturimet ndërkombëtare.

Tashmë, linja ajrore letoneze Baltic është kompania e parë që njofton se nuk do të përdor hapësirën ajrore bjelloruse në fluturimet e saj, përcjell abcnews.al.

Franca dhe partnerët e saj evropianë janë duke hartuar masa për të pezulluar fluturimet në hapësirën ajrore të Bjellorusisë dhe për të ndaluar uljen e avionëve kombëtarë të linjës ajrore të Belavia në aeroportet e Bashkimit Europian, ka njoftuar presidenca franceze.

“Ne jemi duke punuar në një paketë masash përveç sanksioneve kundër personave dhe është e mundur që ne të ndalojmë kalimet tokësore me BE,” sipas një burimi në zyrën e Emanuel Macron .

CEO i Ryanair Michael O’Leary foli për piraterinë e Bjellorusisë dhe tha se besonte se agjentët e KGB shërbimet sekrete ruse dhe bjelloruse kishin hipur në avion nga Athina dhe kishin zbritur në Minsk.

Kjo do të thotë që Ryanair ka detajet e pasaportës së këtyre agjentëve që u zhdukën pas zbarkimit dhe informacione të tjera që mund të ndihmonin në hetim. Shefi i policisë lituaneze tha se 126 pasagjerë ishin nisur nga aeroporti i Athinës dhe 121 kishin arritur më në Vilnius.

Të fundit

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

Lajme të tjera

Web TV