Poston pamjet piktoreske nga Tamara në Shkodër, Rama uron një javë të mbarë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje piktoreske nga Tamara, në Shkodër.

Me gjelbërimin në Tamarë, diellin dhe ajrin e pastër që gati mund ta nuhasësh, kryeministri përmes fotove,  i ka uruar një javë të mbarë të gjithëve.

“MIRËMËNGJES, dhe me diellin mbi Tamarën magjepsëse, ju uroj një javë të mbarë.”, shkruan kreu i qeverisë në postimin e tij në “Facebook”.